0.6 C
Pogradec

Edhe në kriza, mund të hapen mundësi të reja

Përjetim nga NG Albania Ndonëse historia botërore njeh, për fat të keq plot kriza e probleme, brezat në vendimmarrje në çdo aspekt të jetës në Shqiperi dhe në gjithe botën, në pranverë 2020,u gjenden të papregatitur përballë një situate, ndoshta pa precedent, e cila do të prekte të gjithë botën dhe do të gjunjëzonte disa vende. Si NG Albania nuk e menduam sesa do të zgjaste e gjitha, kur ndoqëm urdhrin qeveritar të mbylljes së çdo aktiviteti që ofronim, ndonëse e vleresoj si hap tepër të rëndësishëm dhe në kohën e duhur për situatën shqiptare. Personalisht, ndjeha një barrë dhe përgjegjësi të madhe për nxënësit, studentët (veçanërisht studentët dhe stafin e huaj) dhe bashkëpunëtorët (mendoj se është më e përshtatshme sesa punonjës, nisur nga misioni i organizatës sonë) në Pogradec, Buçimas dhe Gjirokastër. Megjithatë, jam mirënjohëse Zotit dhe bashkëdrejtuesve të mi tek NG Team, që mund ta ndaja me ta këtë barrë. Si OJF që vepron ne Shqipëri, ne jemi pjesë e komunitetet shqiptar dhe jetojmë çdo ditë me problemet që ndajmë të gjithë. Por, në rastin e pandemisë cilat janë nevojat më prioritare… Përpara se secili nga ne të mbyllej në shtepitë tona, kuptuam shumë shpejt vertetësinë e thënies se „peu këputet atje ku është më i dobët”, prandaj prioritet u bë shpërndarja e ndihmave ushqimore dhe artikujve të higjenës, në bashkëpunim me qeverisjen vendore, nëpër fshatra dhe qytet tek familjet që i kishim identifikuar më herët si familje në nevojë, por edhe tek ata që kërkuan ndihmë në atë situatë. Po ashtu fëmijet e shkollës Amaro Tan dhe familjet e tyre vazhduan të marrim ushqime pa ndërprerje gjatë gjithë kohës. Mjekimet u vazhduan pa nderpreje dhe u moren masat për raste specifike nevoje për bashkëpunëtorët tanë (nëse themi se jemi një familje, momentet e vështira e tregojnë atë më tepër). Kurse, shkollat Nehemia dhe Amaro Tan u përshtaten shumë shpejt për të ofruar pa nderprerje mesimin online, duke përfituar edhe nga përvoja shumë e mirë e NGU (Nehemiah Gateway University), e cila përdorte edhe më parë për konsultime platformen digjitale Zoom dhe Populi, kjo nisur edhe nga përvoja ndërkombëtare e stafit drejtues dhe lektoreve të NGU. Tashme me vjen mire të dëgjoj vazhdimisht për një qasje krejt të re për të mësuarit online, i cili është jo-pa- sfida. Megjithatë qendrimi është shumë i ndryshëm si nga ata që mësojnë, si nga mësuesit dhe vendimmarrësit qeveritarë, krijon një bazë krejt të ndryshme për të eksploruar potencialin e të mësuarit online përtej situatës së emergjencës për shkak të pandemisë – veçanërisht kur të mësuarit on-line kombinohet me prezencën në shkollë/kampus. Nga njera anë kjo do të hapte mundësi për konsultime të mëtejshme dhe kontakte me burime të vlefshme që nuk i kemi gjithmonë në shkollë, por shpresoj që po ashtu do të pasurojnë fondin me materiale cilësore didaktike online në gjuhën shqipe si rezultat i punës së shumë mësuesve gjatë kesaj kohe. Nga ana tjetër, do të nxiste më tepër edhe të mësuarit gjatë gjithë jetës, si një proces i natyrshëm për këdo (siç thotë një fjalë e urtë “sa të rrojmë, do mësojmë”), i cili pasuron njohuritë dhe aftësitë personale dhe profesionale përtej institucionit arsimor duke e sjellë të mësuarit më pranë jetës dhe duke i dhënë shtririje kohore më të madhe. Tek NG Albania ne kemi një parim pune, të cilin po e perifrazoj “Sfidat na bëjnë më të fortë dhe nxjerrin në pah më të mirën tonë. Përballja me sfidat na bën të përdorim potencialin tonë të plotë”, mendoj se ky parim u konfirmua në këtë situatë të vështirë dhe të papritur për askënd. Uroj që secili prej nesh të mos trembemi përballë sfidash, por të përpiqemi të shohim mundësinë brenda tyre, e cila do të na bëjë edhe më të aftë se më parë. Në një kohë si kjo që jetojmë, sfidat nuk do të jenë të huaja.

Herolinda Shkullaku / Drejtore Ekzekutive, NG Albania

Maj – Qershor 2020

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Zë i fuqishëm, por me Mundësi të Pakta (Rishikimi i Ligjit Për Rininë III)

  Instrumenti i financimit të veprimtarive rinore dhe buxhetet specifike/gjegjëse për rininë janë një çështje që vështirë se po...

Përkrahja e Rinisë Shqiptare dhe Tejkalimi i Pengesave Ligjore (Rishikimi i Ligjit Për Rininë II)

  Vullnetarizmi në vetëvete, si edhe puna vullnetare nga të rinjtë kryesisht, has një tjetër handikap ligjor dhe më...

Planet Vendore për Rininë

Morëm pjesë në takimin e organizuar nga CRCA/ECPAT Shqipëri me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe...

Si të arrijmë krijimin e “Lidershipit Rinor” (Rishikimi i Ligjit për Rininë I)

Miratimi i Ligjit për Rininë, miratuar në vitin 2019 (Ligji Nr. 75/2019 “Për Rininë”) përcakton detyrat e ministrisë...