Pogradeci, një ndër qytetet më të bukura të Shqipërisë, është quajtur për vite me radhë “Qyteti i luleve”. Projekti në fjalë nuk bën gjë tjetër veçse i shton akoma më shumë kuptimin kësaj shprehje. Për t’i rikthyer buzëqeshjen këtij qyteti, Bashkia Pogradec ka filluar punimet për sheshin e trëndafilave muaj më parë. Trëndafila shumëngjyrësh janë mbjellë në çdo pjesë të shëtitores së qytetit. Sheshi i trëndafilave është edhe në funksion të dasmave, sepse jo vetëm që i shton bukurinë videoklipit, por aty është ndërtuar edhe një atelie për ceremoninë e dasmave. Bashkia e qytetit nëpërmjet këtij investimi synon së pari të transformojë pamjen e qytetit dhe së dyti, të tërheqë vëmendjen e shumë turistëve. Me këtë investim kaq të bukur bashkia i ka kthyer Pogradecit emrin që meriton “Qyteti i Luleve”.
Gazetare: Risilda Topuzi
Maj – Qershor 2020