5.5 C
Pogradec

Takim me Drejtorin e Zyrës Vendore Arsimore, z. Sotiraq Mangëri

Si për të gjithë edhe për arsimin kjo situatë ishte e papritur dhe si fillim doja t’iu pyesja: Si ka ndikuar situata e pandemisë në vazhdimësinë e punës tuaj?
Ka qenë një situatë e pazakontë në punën tonë, por jo se u befasuam. Që ditën e parë u dhanë udhëzimet tek drejtorët e shkollave për vazhdimësinë e punës. Krijuam grupet e drejtorëve në platformën Zoom dhe kemi zhvilluar mbledhjet 2 javore nëpërmjet kësaj forme. Komunikimin ditor e kemi realizuar me mesazhe në grupin Whatsapp, i cili ka bërë që kontakti dhe të dhënat të merren në kohë reale.
Si janë përshtatur nxënësit dhe mësuesit me metodat e reja të zhvillimit të mësimit online dhe sa transparentë kanë qenë drejtorët e shkollave në faqet e tyre zyrtare?
Nuk u mendua aspak se puna e të gjithëve ne do të ishte një pezullim, por një formë ndryshe e organizimit të saj. I udhëzuam mësuesit kujdestarë për të formuar me nxënësit e tyre grupet në Whatsapp, Viber, apo Zoom për të qenë në komunikim të vazhdueshëm me ta. Rikrijuan edhe njëherë orarin mësimor, planet mujore dhe pas vendosjes së komunikimit me nxënësit çdo gjë ka vazhduar normalisht. Nxënësit në fakt kanë qenë të përgatitur për këto forma komunikimi edhe për arsye të afërsisë që kanë ata me teknologjinë e sotme. Më e lehtë ka qenë me gjimnazistët dhe më e vështirë për nxënësit e arsimit fillor. Por ky moment ka bërë që të fitohen kompetenca nga nxënësit, por pse jo edhe mësuesit. Duhet të theksojmë se ka qenë edhe një lodhje për të dy nxënës apo mësues, sepse të komunikosh me celular apo kompjuter për 3-4 orë është e vështirë. Mësuesit në përditshmërinë e tyre janë munduar që nxënësit të marrin njohuritë kryesore dhe për të mos vështirësuar procesin. Shkollat kanë krijuar arkivën e tyre e cila në çdo moment është e verifikueshme.
Me statistikat që mund të zotëroni si ka qënë angazhimi i nxënësve në mësimin online?
Nga 7842 nxënës në total, komunikimi u vendos me mbi 7560 dhe vetëm 382 prej tyre në javën parë nuk patën komunikim me mësuesit. Kjo për arsye të ndryshme si: mungesa e mjeteve të komunikimit, mungesa e internetit dhe në një pjesë të vogël moskomunikimi me dashje i nxënësve. Por në asnjë rast pavarësisht këtyre nuk është menduar penalizimi i nxënësve. Tashmë kanë dalë edhe udhëzimet për përfundimin e vitit shkollor dhe gjërat janë tashmë më të qarta. Mësuesit kanë qenë të angazhuar totalisht edhe për arsye se janë në ditë pune dhe çdo minutë është e pagueshme.
Cilat kanë qënë vështirësitë më të mëdha që janë hasur gjatë kësaj periudhe?
Vështirësia më e madhe e kësaj periudhe ka qenë se mësuesit u detyruan të përshtasin sa më thjeshtë njohuritë e reja dhe nxënësit të cilët nuk mund t’i kapnin njohuritë e reja që orën e parë ju është dashur të krijojnë lidhje të tjera me mësuesit për të sqaruar elementë të orës së mësimit. Po kështu edhe mësuesve ju desh një kohë për tu përshtatur me këtë formë të re të mësimit. Tashmë kjo ka kaluar dhe është bërë e zakonshme.
A ka pasur mbështetje konkrete nga ana juaj për rastet problematike të evidentuara?
Për rastet kur nxënësit nuk arritën të hyjnë në lidhje me mësuesit, nëpërmjet Vodafone Albania, ZVA Pogradec arriti të sigurojë 310 aparate celularë që ju shpërndanë nxënësve që vërtet nuk kishin mundësi të pajiseshin me një aparat të tillë. Në këtë dhurim u ndoq edhe kriteri ekonomik i nxënësve, sepse pjesa më e madhe e familjeve në fshat janë me ndihmë ekonomike. Sot 132 nxënës nuk kanë krijuar lidhje më mësuesit dhe kjo ka qenë pasojë e neglizhencës së tyre. Mësimi vazhdon normalisht. Këtyre temave mësuesit do t’ju rikthehen në shtator përsëri.
Dhe në fund cili është një mesazh që doni t’ua transmetoni të rinjve pogradecarë?
Ju përgëzoj për nismën që keni marrë dhe për krijimin e gazetës “Letër e Hapur”. Edhe titulli i saj është si vetë Ju për të thënë problemet ashtu siç janë, por nën këndvështrimin e të rinjve që do t’i japin një frymë të re jo vetëm gazetës, por edhe qytetit.

Gazetare: Brisilda Merko

Maj – Qershor 2020

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Zë i fuqishëm, por me Mundësi të Pakta (Rishikimi i Ligjit Për Rininë III)

  Instrumenti i financimit të veprimtarive rinore dhe buxhetet specifike/gjegjëse për rininë janë një çështje që vështirë se po...

Përkrahja e Rinisë Shqiptare dhe Tejkalimi i Pengesave Ligjore (Rishikimi i Ligjit Për Rininë II)

  Vullnetarizmi në vetëvete, si edhe puna vullnetare nga të rinjtë kryesisht, has një tjetër handikap ligjor dhe më...

Planet Vendore për Rininë

Morëm pjesë në takimin e organizuar nga CRCA/ECPAT Shqipëri me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe...

Si të arrijmë krijimin e “Lidershipit Rinor” (Rishikimi i Ligjit për Rininë I)

Miratimi i Ligjit për Rininë, miratuar në vitin 2019 (Ligji Nr. 75/2019 “Për Rininë”) përcakton detyrat e ministrisë...