4.6 C
Pogradec

Të punosh duke pushuar apo të pushosh duke punuar?

Fill pas përfundimit të punës për numrin e parë të gazetës rinore “Letër e Hapur” dhe pas shpërndarjes së tyre tek çdo anëtar i stafit, njësi administrative, institucion dhe jo vetëm, filloi planifikimi dhe projektimi i çdo elementi që do të konkretizonte numrin pasardhës të kësaj gazete. Duke u bazuar te sistemi rotacional i përcaktimit të pozicioneve në gazetë për numrin e radhës, kryeredaktorët e numrit të parë përpiluan një material ku ishte e analizuar puna e çdo anëtari të stafit, në lidhje me gabimet ortografike, sensin logjik apo dhe me afatin e dorëzimit të artikujve. Bazuar te ky material i hollësishëm, u përcaktuan dhe pozicionet për numrin e dytë të kësaj medie të shkruar, për të cilat të gjithë u dakordësuan. Vazhdimësia e pandemisë globale të COVID-19 dhe respektimi i masave për parandalimin e përhapjes së tij na detyroi që një pjesë të takimeve me të gjithë stafin e punës t’i zhvillonim përsëri nëpërmjet platformave online, për të shmangur grumbullimet masive.

Ditët e nxehta të stinës së verës, bashkuar me pamjen piktoreske të liqenit të Ohrit, mund të shërbenin si shpërqëndrim për të rinjtë pjesëmarrës, por vullneti dhe dëshira e tyre e madhe për të hedhur mbi të bardhë interesat dhe zërin e tyre rinor, solli një vijueshmëri shumë pozitive të të gjithë punës. Natyrisht vlen të theksohet dhe mbështetja absolute, qoftë morale apo profesionale, e z. Dorian Leka, drejtues projekti dhe e znjsh. Loridela Beqari, drejtoreshë e Turizmit, Kulturës dhe Rinisë pranë Bashkisë Pogradec. Ndarja e eksperiencave të tyre të mëparshme, si pjesë e stafeve të gazetave të botuara vite më parë, shërbyen si shtysë dhe motivacion për të rinjtë e gazetës “Letër e Hapur”, të cilët i mirëpritën me shumë dëshirë.

Në ndryshim nga numri i parë i kësaj gazete, te numri i dytë, por dhe në vazhdim, një hapësirë te rubrika Monitorime do t’i kushtohet dhe monitorimit të mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, në mënyrë që qytetarët, që njëkohësisht janë dhe lexues të gazetës rinore “Letër e Hapur” si në formën fizike (e printuar) ashtu dhe në atë elektronike (www.leterehapur.sigfoundation.com), të informohen lidhur me vendimet e fundit që merren dhe që prekin interesat e tyre. Një ndryshim tjetër ka të bëjë dhe me rubrikën “Pro-Art” ku përveç aktiviteteve që shkollat e mesme parauniversitare të qyetit të Pogradecit organizojnë, e menduam si të drejtë që të promovohen dhe individë të thjeshtë të cilët teknikat e ndryshme të artit i kanë kthyer në profesion dhe që gjithashtu vazhdojnë të ruajnë traditat e hershme (si psh: pirografia- art i dekorimit të materialeve të ndryshme me anë të djegies), etj. Pjesa tjetër e rubrikave …vazhdojnë të kenë të njëjtin thelb të përmbajtjes, duke prekur pothuajse të gjitha sferat e interesave, problemeve apo çështjeve rinore. Gatishmëria e aktorëve lokalë dhe të shoqërisë civile për të ndjekur nga afër të gjithë procesin e realizimit së kësaj gazete dhe dhënia e informacioneve korrekte, bën që cilësia përmbajtësore e artikujve të jetë në standard dhe e besueshme, edhe pse kjo mbetet në gjykimin tuaj lexues të dashur. Po ashtu, vlen të ritheksohet për të disatën herë që realizimi i gjithë kësaj medie të shkruar ku pasqyrohet vokacioni i të rinjve pogradecarë, financohet nga Lëviz Albania dhe është një projekt i Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i vënë në zbatim nga SIG Foundation. Ju urojmë shëndet të mirë dhe pushime të mbara!

Gazetare: Oresti Pengu

Korrik – Gusht 2020

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Fjalët marrin jetë kur hidhen në letër

Robert Frost thotë: “Gjysma e botës ka diçka për të thënë dhe nuk mundet, gjysma tjetër nuk ka...

Zgjidhjet e Mira në Kohë të Këqija

Gjeneza e kësaj gazete zuri fill nga dëshira e të rinjve pogradecarë, anëtarë të Këshillit Rinor Pogradecar (akronimi:...