4.5 C
Pogradec

Intervistë me një nga sipërmarrësit e Visit Pogradec

Si klasifikohet kjo sipërmarrje turistike?

Si fillim ju falenderoj për intervistën. Kjo sipërmarrje ka lindur si ide e dy të rinjve pogradecarë, unë Klevis Cane dhe miku im, Aleksandër Filipllari. Ne kemi qenë të apasionuar ndaj sportit aventurier dhe merreshim me hiking dhe çiklizëm malor me dëshirën tonë. Më pas, dëgjuam një thirrje nga shteti ku financonin vetëm 50% të një projekti për këtë lloj sporti. Duke parë se sa shumë e donim këtë gjë, aplikuam dhe e fituam këtë projekt. Me shumën e fituar ne blemë biçikleta posaçërisht për çiklizëm malor dhe që nga ky moment ne filluam sportin aventurier për turizmin malor.

Çfarë shërbimesh ofrohen gjatë gjithë ditës?

Duke u bazuar edhe tek pyetja e parë, ne ofrojmë hiking nëpër pikat turistike, historike, kulturore, duke ecur dhe duke shëtitur me biçikletë në mal. Duke filluar nga vjet agjensia jonë turistike, pra “Visit Pogradec” është e hapur edhe tek sportet ujore gjithmonë duke u bazuar në ekoturizëm. Këto aktivitete ofrohen në formën e guidave nëpërmjet itinerareve të ndryshme të disponueshme.

Si u lindi kjo ide?

Ne si “Visit Pogradec” duke mos patur një qendër të mirëfilltë dhe duke shtuar aktivitetet sportive ujore, menduam që në breg të liqenit të shtonim këtë varkë e cila i jep një pamje më të bukur liqenit dhe varkave të vendosura në rërë. Pra, kjo qendër u ndërtua këtu për një arsye shumë të thjeshtë, që të rinjtë të mund të mblidhen për të vendosur se çfarë itineraresh mund të bëjnë në vijim, si dhe për të shijuar pamjen e ofruar nga ky resurs natyror që qyteti ynë ka.

Sa persona jeni të përfshirë?

Siç e përmenda në fillim, ne kemi qenë vetëm dy shokë, por kemi përfshirë edhe shumë të rinj në mënyrë vullnetare, gjithashtu edhe kolegë. Pra, tani për momentin jemi tre sepse na është bashkuar një prej kolegëve tanë. Ne jemi të hapur gjithmonë duke u dhënë një mundësi të rinjve për të parë dhe për të zbuluar bukuritë e Pogradecit.

A mendoni se në Pogradec mund të zhvillohet turizmi aventurier?

Sigurisht që në Pogradec mund të zhvillohet ky lloj turizmi dhe ne jemi duke e bërë këtë gjë dhe jemi shumë të hapur të bashkëpunojmë edhe me agjensi të tjera turistike nëse do të ketë interes, për pjesën e çiklizmit malor dhe gjithashtu për aktivitetet sportive ujore që hyjnë në pjesën e aventurës, të cilat të japin një adrenalinë shumë të madhe.

A keni një mesazh për të rinjtë pogradecarë?

Po, edhe për të rinjtë pogradecarë kemi shumë mesazhe, por duke punuar me të rinjtë mesazhi më i rëndësishëm është që të bashkohen me ne, pra të merren me çiklizëm malor, hiking dhe gjithashtu të jenë pjesëmarrës në aktivitetet sportive ujore. Në këtë mënyrë ata shkëputen nga jeta studentore dhe njohin më tepër vendin e tyre nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme sportive.

Gazetare: Risilda Topuzi

Korrik – Gusht 2020

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Eksodi i të rinjve

Rinia po përballet çdo ditë me sfida gjithmonë e më të vështira, dy prej të cilave janë jetesa...

Premtim i mbajtur

Në Janar kur shkuam tek familja Teço, në fshatin Niçë, pata mundësinë për të „vizituar“ shkollën e fshatit...

Jeta pas lufte!

Si vazhdohet jeta pas një lufte civile? Naphtali Gideon, nga Sudani Jugor, është një nga alumni-t e IAL...

Zhvillohet për herë të parë “Tregu i Fermerëve” në Buçimas, Pogradec (intervistë me z. Samuel Geiger)

Nis për herë të parë Tregu i Fermerëve në Pogradec, ideuar dhe organizuar nga Fondacioni Nehemiah Gateway Albania...