0.8 C
Pogradec

Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak

U zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, datë 23.07.2020, një mbledhje maratonë prej 3 orësh me 9 çështje të trajtuara sipas pikave të rendit të ditës, të cilat ishin të afishuara në rrjetet sociale të Këshillit Bashkiak, në mënyrë që të jenë të disponueshme jo vetëm për anëtarët e Këshillit, por edhe për qytetarët që shprehin interes për të ndjekur këto mbledhje. Duke marrë në konsideratë që kjo mbledhje u zhvillua në ambientet e kinemasë së qytetit, duke shfrytëzuar 350 ulëset e sallës, kryesia e Këshillit Bashkiak ishte e vendosur në skenën e kinemasë, në dukje krijonte përshtypjen e një shfaqje teatrale të Këshillit Bashkiak, e cila në fakt u organizua në mënyrë të tillë për të respektuar dhe për të qenë korrekte më masat anti-Covid të vendosura nga Qeveria.

Në njërën anë ndodheshin Këshilltarët dhe përfaqësuesit e administratës së Bashkisë dhe në anën tjetër përveç monitoruesëve ishin dhe qytetarë të thjeshtë që vinin kryesisht nga fusha e biznesit, banorë të interesuar nga “servitut kalimi Tushemisht”, si dhe qytetarë me interesa personale. Pjesëmarrja e tyre në këtë takim nuk konsistonte vetëm në rolin e dëgjuesit, por gjithashtu këta qytetarë u bënë protagonistë në diskutimet dhe ballafaqimet me kryesinë e Këshillit, por edhe me këshilltarët e tjerë. Mesa duket thirrja jonë në gazetën ‘Letër e Hapur’ dhe publikimi në televizionin lokal Sot 7, ka ndikuar në rritjen e pjesëmarrësve së qytetarëve dhe ndërgjegjësimin për ndikimin në vendimmarrje gjatë mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.

Por përsëri gazetarët e gazetës ‘Letër e Hapur’ dëshirojnë dhe synojnë të nxisin akoma dhe më shumë interesimin e qytetarëve për institucionet më të mëdha vendimmarrëse të qytetit të Pogradecit.

Gazetare: Oresti Pengu

Korrik – Gusht 2020

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Zë i fuqishëm, por me Mundësi të Pakta (Rishikimi i Ligjit Për Rininë III)

  Instrumenti i financimit të veprimtarive rinore dhe buxhetet specifike/gjegjëse për rininë janë një çështje që vështirë se po...

Përkrahja e Rinisë Shqiptare dhe Tejkalimi i Pengesave Ligjore (Rishikimi i Ligjit Për Rininë II)

  Vullnetarizmi në vetëvete, si edhe puna vullnetare nga të rinjtë kryesisht, has një tjetër handikap ligjor dhe më...

Planet Vendore për Rininë

Morëm pjesë në takimin e organizuar nga CRCA/ECPAT Shqipëri me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe...

Si të arrijmë krijimin e “Lidershipit Rinor” (Rishikimi i Ligjit për Rininë I)

Miratimi i Ligjit për Rininë, miratuar në vitin 2019 (Ligji Nr. 75/2019 “Për Rininë”) përcakton detyrat e ministrisë...