5 C
Pogradec

Monitorim i mbledhjes së Këshillit Bashkiak Pogradec

Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak për muajin Qershor, në përputhje me të gjitha masat e vendosura për shkak të pandemisë globale, u realizua përsëri online në datën 01 të po këti muaji me një pjesëmarrje prej 23 këshilltarësh, dhe mungesën e 8 prej tyre. Njoftimi për këtë mbledhje, ashtu si dhe në mbledhjet e tjera, u bë nëpërmjet mediave lokale dhe rrjeteve sociale, megjithëse pjesëmarrësit e vetëm përveç nëpunësve të administratës (Burimet Njerëzore, Financat, Sektori i Emergjencës) ishte stafi i gazetës ‘Letër e Hapur’ si dhe media lokale ‘Sot7’.

Rendi i ditës i prezantuar nga Kryetari i Këshillit Bashkiak u miratua nga 22 këshilltarë, çka solli vazhdim normal të kësaj mbledhje. Pikat kyç të këtij rendi vijojnë si në vazhdim: Nr.1-Projektvendim për shtesën e buxhetit për Bashkinë Pogradec; Nr.2 & Nr.3 & Nr.4 & Nr.5- Projektvendim për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga zjarri, Nr.6-Projektvendim mbi dhënien e bursave për nxënësit e shkollës profesionale “Enver Qiraxhi” dhe nxënësit ekselentë, Nr.7-Projektvendim mbi masat parandaluese të kundravajtjeve administrative: 1. Larje tapetesh ne vijën bregliqenore, burime, çezma. 2. Transporti i druve dhe çarja e tyre në ambientet publike. 3. Parandalimi dhe moslejimi i transportit të inerteve dhe materialeve të ndërtimit gjatë ditës.

Nr.8-Projektvendim për menazhimin e ndotjes akustike (zhurmave, muzikave) në ambientet publike, Nr.9-Projektvendim për mbështetje financiare për pagesën e qirasë për familjet e mbetura pa strehë nga ndërtimet e bëra në qytet, Nr.10-Projektvendim për miratimin e subvencioneve të qeverisë për kredi Nr.11-Projektvendim për ndërtimin e një rruge lidhëse në fshatin Tushemisht me kërkesë të dy familjeve Nr.12-Projektvendim për shtimin e sekretarit në çdo komision të Këshillit Bashkiak 1. Shtimi i sekretarit ne çdo komision 2.

Zgjedhja e kryetarit të komisionit Nr.13-Projektvendim për rregulloren e Këshillit Bashkiak për shqyrtimin e peticioneve, iniciativave qytetare. Pothuajse të gjitha pikat e paraqitura sipas rendit të ditës patën votim maksimal pozitiv, që do të thotë se çdo pikë u miratua. Nga të gjitha pikat e paraqitura më sipër, ajo çështje e cila pati më shumë diskutime dhe debat ishte pika №.7 e rendit të ditës ku u vendos: *Shfuqizimi i ligjit të vitit 2016 dhe aplikimi i tarifave të reja për gjobat kundrejt këtyre kundravajtjeve. Tarifat e reja: 5000-10000 lekë.

Mbledhja e muajit Qershor ishte gjithashtu dhe mbledhja e fundit e mbajtur online, për t’i lënë vendin mbledhjeve të mbajtura në ambientet e Këshillit Bashkiak.

Gazetar: Saimir Kuqo

Korrik – Gusht 2020

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Zë i fuqishëm, por me Mundësi të Pakta (Rishikimi i Ligjit Për Rininë III)

  Instrumenti i financimit të veprimtarive rinore dhe buxhetet specifike/gjegjëse për rininë janë një çështje që vështirë se po...

Përkrahja e Rinisë Shqiptare dhe Tejkalimi i Pengesave Ligjore (Rishikimi i Ligjit Për Rininë II)

  Vullnetarizmi në vetëvete, si edhe puna vullnetare nga të rinjtë kryesisht, has një tjetër handikap ligjor dhe më...

Planet Vendore për Rininë

Morëm pjesë në takimin e organizuar nga CRCA/ECPAT Shqipëri me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe...

Si të arrijmë krijimin e “Lidershipit Rinor” (Rishikimi i Ligjit për Rininë I)

Miratimi i Ligjit për Rininë, miratuar në vitin 2019 (Ligji Nr. 75/2019 “Për Rininë”) përcakton detyrat e ministrisë...