Sot, mes të rinjve dhe moshave të rritura ka shumë dallime, gjë e cila nuk duhet
të ndodhë. Jemi të barabartë dhe kemi të drejtë të japim secili mendimin e tij
në mënyrën që na përshtatet.
Sipas ligjit përkatës saktësohet se:
a) parimi i barazisë dhe i mosdiskriminimit, është shumë i fuqishëm tek të
rinjtë;
b) parimi i mundësive të barabarta dhe garantimit të pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse në fushat e arsimit etj,hedh poshtë të gjitha ato çka sot bëhen me të rinjtë.
Në bazë të këtij neni, të rinjtë kanë të drejtë të shprehen lirshëm për diçka që u pëlqen, ose për diçka që nuk u pëlqen. Gjithashtu ata kanë të drejtë të jenë pjesë e proceseve politikëbërëse dhe vendimmarrëse në të gjitha fushat e përmendura me lart. Ky nen nuk i jep askujt të drejtën të diskriminojë të rinjtë dhe t’u heqë të drejtën e pjesëmarrjes në të gjitha fushat e caktuara për ata.
Gazetare: Risilda Topuzi
Korrik – Gusht 2020