Çdo histori suksesi meriton të vlerësohet e të tregohet me zë të lartë. Aktviteti VIP, Talk& Share, synon të promovojë dhe vlerësojë të rinjtë pogradecarë më të suksesshëm. Aktiviteti u zhvillua nga SIG Foundation,Leviz Albania në bashkëpunim me KRP, Bashkinë Pogradec, Zyrën Vendore Arsimore, Televizionin SOT7, në mikpritjen e Nehemiah Gateëay University. Aktiviteti konsiston në përzjgedhjen e 10 të rinjve pogradecarë, të cilët jo vetëm kanë korrurr suksese në karrierën e tyre, por kanë dhënë një kontribut të vyer për qytetin e lindjes.
Për shkak të kushteve të vecanta dhe mundësive të kufizuara nga pandemia, u përgatit një video për secilin prej 10 të rinjve të përzgjedhur. Pjesa më e madhe e tyre të cilët ishin të pranishëm, dhanë në përfundim të prezantimit nga një mesazh për të rinjtë e tjerë. Në pamundësi për të qënë present disa prej të përzgjedhurve përgatitën videomesazhe. Përveç identifikimit të 10 të rinjveu venos që 5 prej tyre të përzgjidheshin fitues. Komisioni i përbërë nga nënkryetarja e Bashkisë,znj. Entea Gusho, kryetari i Këshillit Bashkiak, z. Sotiraq Mangëri, drejtoresha e Rinisë, kulturës dhe turizmit, znjsh. Loridela Beqari. Prof, Ilir Shyta dhe koordinatorja e KRP, Dea Xhemollari. Në bazë të arritjeve, vlerësimeve, komtributit dhe eksperiencave komisioni perzgjodhi këta 5 të rinj si fitues.
Zhaklina Gjolla Klajdi Malellari Kristi Mukollari Kristi Zeka Armand Braho.
Vlen të përmendet edhe fakti se të rinjtë e përzgjedhur i përkasin fushave dhe drejtimeve të ndryshme, duke filluar që nga televizioni dhe deri tek displinat sportive. Duke cituar këtu edhe fjalën përmbyllëse të zj. Erisa Lame, përfaqësuese e Agjensisë Zviceriane
Për Zhvillim Dhe Bashkëpunim: “Mendoj se ajo që sapo pamë sot është një nga rezultatet më të mëdha që mund të kemi arritur, duke mbledhur bashkë gjithë këta të rinj që luftojnë për të arritur ëndrrat e tyre por edhe për të kontribuar sadopak në komunitetin që i rrethon.”, mund të themi se aktiviteti ka përmbushur me sukses qëllimin dhe synimin e vendosur.
Gazetare: Elia Meçi
Korrik – Gusht 2020