Pandemia globale e Corona-Virusit ka shkaktuar ndikime serioze në ekonominë ndërkombëtare. Si pasojë e këtyre ndikimeve afatgjata, institucionet qëndrore dhe vendore në mbarë botën kanë marrë vendime për të rimëkëmbur ekonominë. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Taksave dhe Tatimeve, Bashkia Pogradec mori disa vendime për krijimin e lehtësirave fiskale ndaj biznesit duke marrë në konsideratë përhapjen e vazhdueshme të infeksionit viral COVID-19:
- Të përjashtohen nga detyrimi për të paguar tarifat vendore të pastrimit, gjelbërimit dhe ndriçimit, për muajt prill dhe maj të gjitha bizneset që mbyllën aktivitetin e tyre në muajin mars.
- Nga detyrimi për të paguar tarifat e sipërpërmendura janë përjashtuar gjithashtu edhe shoqëritë e transportit për periudhën marsqershor.
- Për të gjitha bizneset është shtyrë afati i pagesës me këste të taksave deri më 31 Dhjetor 2020. Këto vendime u propozuan nga Kryetari i Bashkisë dhe u pritën mirë nga bizneset. Nga ana tjetër, ulja e këtyre tarifave ka ndikuar negativisht në buxhetin e Bashkisë (rreth 2210000 lekë humbje).
Këtë humbje Bashkia ka planifikuar ta kompesojë me të ardhurat e siguruara nga dhënia e lejeve të përkohshme gjatë sezonit turistik
Gazetare: Jona Mato
Korrik – Gusht 2020