5 C
Pogradec

Nisin aplikimet e bursës akademike “Jorgji Jajçari”

Ndër bursat e shumta që akordohen nga Bashkia Pogradec, Zyra Vendore Arsimore dhe Ministria e Arsimit, etj, nëpërmjet intervistave me drejtuesit e disa institucioneve zyrtare arsimore, u identifikuan që ka edhe bursa sociale, profesionale dhe ekselence që jepen së pari nga institucionet publike, por edhe nga institucione të tjera jopublike, siç është shkolla private ”Nehemia”, e cila ushtron aktivitetin e saj edukativ që në vitin 1998, në kampusin e Fondacionit ”Nehemiah Gateway” në Njësinë Administrative Buçimas, Pogradec.

Poster, bursa “Jorgji Jajçari”

Këshilli Rinor Pogradec mori përsipër njoftimin e të gjithë nxënësve të shkollave 9-vjeçare të  Pogradecit, me shpresën se disa prej tyre do të përfitojnë nga kjo mundësi. Për më shumë detaje mbi këtë mundësi për nxënësit pogradecare, redaksia e gazetës rinore ”Letër e Hapur” intervistoi Drejtoreshën e Shkollës ”Nehemia”, znj. Elona Rira.

Si ka lindur idea për Bursën “Jorgji Jajçari”?

Bursa e Ekselencës Akademike Dr. Jorgji Jajcari është themeluar në vitin 2018 nga Lazaron Gusho dhe Lori Çobani në nder të emrit dhe veprës së gjyshit të tyre, Dr. Jorgji Jajcarit. Qëllimi i kësaj burse është të mbështesë dhe shpërblejë financiarisht një student për të lehtësuar shpenzimet familjare dhe për t’i lejuar studentit t’i dedikohet kryesisht studimeve akademike

Kush mund të aplikojë për ta përfituar, a lejohen nxënësit nga shkollat e tjera? Cilat janë kriteret që duhe të plotësojnë aplikantët për ta përfituar?

Kriteret bazë për aplikuesit nga te gjithe shkollat 9-vjeçare te rrethit te Pogradecit: 1. Të jetë duke ndjekur klasën e nëntë. 2. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese. 3. Të ketë notën mesatare mbi 9.00 gjatë të gjitha viteve. 4. Të ketë marrë pjesë në aktivitete vullnetare në shërbim të komunitetit. 5. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Njohja e gjuhëve të tjera të huaja është përparësi. 5. Nxënësit fitues nëpër aktivitete akademike si konkurse apo olimpiada të organizuara në nivele të ndryshme (në bazë shkolle, qyteti, rrethi, kombëtare e më tutje) kanë përparësi.

Sa përfitues kanë qenë deri tani?

Ky eshte edicioni i 5-të i bursës, pra deri më tani janë 4 nxënës, të cilët e kanë përfituar këtë bursë.

Sa kushtojnë studimet tek shkolla Nehemia dhe sa e lehtëson bursa tarifën e shkollës?

Tarifa e mësimdheniës për një vit shkollor tek shkolla Nehemia është 150.000 lekë të reja, ndërsa bursa e akorduar është 1000 dollarë.

A janë nxënësit mirënjohës për këtë bursë, ndër vite, edhe pasi mbarojnë studimet? A ndikon bursa tek rezultatet shkollore, a dëshmojnë nxënësit rezultate më të larta, a janë të nxitur për të ruajtur mesataren etj?

Të gjithë nxënësit përfitues deri më tani, janë shumë mirënjohës që kanë marrë këtë bursë dhe njëkohësisht bursa ka shërbyer si një motivim për ta, për të pasur arritje të larta në mësime, e gjithashtu edhe më të angazhuar për pjesëmarrje në projekte të ndryshme jashtë-shkollore.

A ka mundësi për të përfituar bursa të tjera, apo vetëm kjo bursë është për të studiuar tek shkolla Nehemia?

Kjo bursë është e vetmja bursë akademike që ofrohet momentalisht në shkollën tonë, por ne ofrojmë edhe disa kategori bursash të tjera që janë me natyrë sociale.

Kriteret e Bursës “Jorgji Jajçari”

Duke falënderuar të rinjtë pogradecarë (Lazaron Gusho dhe Lori Çobani), të cilët edhe pse në emigrim, sërish ata janë mirënjohës për shkollën ku kanë kryer studimet dhe qytetin e tyre, duke shpresuar se ky do të jetë një model që do të ndiqet edhe nga persona të tjerë të suksesshëm dhe mirënjohës, në dobi të të rinjve që aspirojnë një shkollim dinjitoz, por gjenden në situatë  të pamundur financiare.

Foto nga shpërndarja e Posterave të Bursës nëpër shkollat 9-vjeçare të Pogradecit

Intervistoi: Klea Gjika

Shkruajti artikullin: Brikena Topuzi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Discover Pogradec, një mundësi për të eksploruar Pogradecin

“Discover Pogradec” është një nismë e ndërmarrë nga z. Gani Bego, me qëllim promovimin e qytetit të Pogradecit...

Nuk është e thënë që gjithmonë të bëjmë gjëra të mëdha për të qenë bamirës, por ka vlerë të madhe edhe të bërit gjëra...

Bethania School në Kemondo është një institucion arsimor bashkëudhëtar dhe partner me Nehemiah Gateway, për t’i ardhur në...