0.1 C
Pogradec

Jeta pas lufte!

Si vazhdohet jeta pas një lufte civile? Naphtali Gideon, nga Sudani Jugor, është një nga alumni-t e IAL “Nehemiah Gateway”. E kam njohur përgjatë periudhës 3 vjeçare që ai qëndroi në kampusin e Nehemiah Gateway Albania në Pogradec, ku edhe studioi për B.A. në Ekonomi dhe Biznes. Naphtali rrezatonte gjithmonë qetësi, mirësjellje dhe ishte fjalëpak. Edhe kur e pyesje për diçka nga vendlindja e tij, me kuriozitetin naiv të një ‘turisti’, ai tregonte me shumë dëshirë, mall edhe dashamirësi, sikur lufta civile në Sudanin Jugor nuk kishte ekzistuar kurrë dhe të kishte qenë një ëndërr e keqe.

Jeta e tij nuk ka qenë shumë e lehtë, duke e krahasuar me përqindjen më të madhe nga ne. U largua nga vendlindja e tij për shkak të luftës, la gjithçka pas duke mos e ditur se çfarë e ardhme e priste. Në letër mund të tingëllojë çdo gjë si një skenar filmi dramatik, por në realitet gjërat janë shumë më dramatike, shpesh edhe vdjekjeprurëse. Fillimisht, Naphtali emigroi në Uganda dhe më pas ai erdhi në Shqipëri, ku edhe gjeti një shpresë për të ardhmen me anë të bursës që fitoi tek Akademia “Nehemiah Gateway”. Udhëtimin e tij drejt të panjohurës ai e mbylli me një diplomë B.A. të mirëmerituar dhe më pas kthimin përsëri në Afrikë, me dëshirën dhe motivimin për të sjellë ndryshim.

Naphtali i sapodiplomuar me B.A. në Ekonomi dhe Biznes, pranë IAL “Nehemiah Gateway” Pogradec

Një vit më pas, Naphtali, i kthyer në vendlindje, me një mision të vështirë, por edhe shumë fisnik, t’i kthejë shpresën dhe dinjitetin të rinjve në Yei të Sudanit Jugor. Si pjesë e organizatës “Project2Five”, në pozicionin e llogarimbajtësit, Naphtali po ndërton gjithashtu projektin e arsimit profesional në Yei, program ky i cili ishte ndërprerë nga lufta. Qëllimi i këtij projekti mundëson zhvillim afatgjatë për komunitetin e të rinjve në Jei, një komunitet i cili vuan akoma pasojat e një lufte brutale civile.

Naphtali në një moment çlodhës në ambientet e bujtinës në Peshkëpi (fshat në Pogradec), përgjatë kohës që ishte student në Shqipëri. Nehemiah Gateway Albania ka disa programe zhvillim komuniteti në fshatin Peshkëpi

Për këtë arsye, ne, si Nehemiah Gateway Albania, kemi dëshirë që ta mbështetim Naphtalie në misionin e tij për të ndihmuar të rinjtë e Yei-t, që të mund të ndërtojnë komunitetin dhe të jetojnë jetën e tyre me dinjitet dhe pavarësi. Për më shumë informacion dhe mënyra se si mund të mbështesni këtë nismë klikoni këtu.

Artikull nga Eri Geiger, Fondacioni “NG Albania”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Eksodi i të rinjve

Rinia po përballet çdo ditë me sfida gjithmonë e më të vështira, dy prej të cilave janë jetesa...

Premtim i mbajtur

Në Janar kur shkuam tek familja Teço, në fshatin Niçë, pata mundësinë për të „vizituar“ shkollën e fshatit...

Zhvillohet për herë të parë “Tregu i Fermerëve” në Buçimas, Pogradec (intervistë me z. Samuel Geiger)

Nis për herë të parë Tregu i Fermerëve në Pogradec, ideuar dhe organizuar nga Fondacioni Nehemiah Gateway Albania...

Të japësh atë që të është dhënë!

Askush nga ne nuk e meriton të lindë, të rritet apo të jetojë në një situatë jo të...