5 C
Pogradec

Eksodi i të rinjve

Rinia po përballet çdo ditë me sfida gjithmonë e më të vështira, dy prej të cilave janë jetesa dhe punësimi në Shqipëri. Sa për të rinjtë e pyetur gjatë zhvillimit të aktivitetit “VIP Talk & Share” më 8 dhjetor 2023, më problematik ishte procesi i punësimit.

Të rinjtë e Këshillit Rinor Pogradec, prej disa vitesh tashmë, përpiqen vazhdimisht për të ngritur kauza për zbulimin dhe promovimin e talenteve në qytet. Këto iniciativa që ndërmerren plot me ideale për një qytet ndryshe, pavarësisht presionit të vazhdueshëm mbi institucionet, mbeten ura të brishta mes pushtetit vendor dhe komunitetit rinor pogradecar. “Duke pritur një përgjigje në mëshirën e institucioneve po na vyshkej shpresa e realizimit”. – është shprehur i riu Oresti Pengu në ceremoninë promovuese të filmit e dokumentarit “SheRocks”.

Oresti Pengu, një nga organizatorët e SheRocks

Një shembull konkret i një aktivizimi cilësor , të pavarur dhe në masë të të rinjve për të ndërhyrë në vendimmarrje është dhe protesta studentore e vitit 2018. Të rinjtë me zërin e tyre potent arritën që ditë pas dite me vendosmërinë e tyre dhe shfrytëzimin e fuqisë të të qënit student, plotësimin e objektivave të listuara, nga organet vendimmarrëse.

2024- Tituj gazetash “ Shqipëria po plaket”. “Papunësimi po rritet në ekstrem”, “Emigracioni forcës punëtore më i lartë se në çdo vend tjetër te Europës”…

Nëse pyet studentët shqiptarë se ku do ta ushtrojnë profesionin e tyre pasi të mbarojnë studimet, përgjigjet e tyre të shumtën e rasteve janë të tilla :  “Kam aplikuar për në Gjermani/ Amerikë, shpresoj po më del të iki, të shpëtoj.”

A ka gjë më të dhimbshme se kjo për shtetin tonë, të pasurit e një rinie më dëshirën për t’u larguar sa më parë nga ky vend?

Flitet vazhdimisht për të rinj shqiptarë anë e mbanë botës, të cilët fitojnë olimpiada, çmime dhe emërtime nga më të lartat dhe e vetmja gjë që po bën shteti ynë është një postim me titullin: “Krenarë për ju”.

Mbështetja e Bashkisë Pogradec si një nga themeltarët e KRP, ngritjes dhe funksionalitetit të qendrës rinore,  formalizimit të sektorit të rinisë ka dëshmuar qëndrimin pro të rinjve në aksione konkrete, por ka ardhur koha që Bashkia Pogradec të buxhetojë një zë që mbulon shpenzimet e aktivizimit vullnetar rinor në Pogradec, duke mbjellë kështu dëshirën e të rinjve për të zhvilluar dhe fuqizuar më tej , si në strukturat aktuale te përfaqësimit rinor, por pse jo edhe në struktura të reja paralele.” – shprehet z. Dorian Leka Themelues/Koordinator i KRP.

Në takimin e tretë pas themelimit të KRP: djathtas z. Dorian Leka- përfaqësues nga NG Albania, në mes znj. Entela Gusho – n/kryetare e Bashkisë Pogradec, majtas znj. Afroviti Gusho, përfaqësuese e Shoqatës “Unë, Gruaja”, Viti 2019; Burimi: Link

Ne mbartim mbi supet tona ardhmërinë e Shqipërisë. Zëri ynë është ai më i fuqishmi, ai që mund të ndryshojë të ardhmen e këtij vendi, por fatkeqsisht mundësitë janë tepër të vogla. Megjithatë ne duhet të vazhdojmë çdo ditë e më tepër të këmbëngulim dhe të arrijmë të mblidhemi të gjithë së bashku për të krijuar atë që ne duam.

Gazetare: Flavia Elezi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Premtim i mbajtur

Në Janar kur shkuam tek familja Teço, në fshatin Niçë, pata mundësinë për të „vizituar“ shkollën e fshatit...

Jeta pas lufte!

Si vazhdohet jeta pas një lufte civile? Naphtali Gideon, nga Sudani Jugor, është një nga alumni-t e IAL...

Zhvillohet për herë të parë “Tregu i Fermerëve” në Buçimas, Pogradec (intervistë me z. Samuel Geiger)

Nis për herë të parë Tregu i Fermerëve në Pogradec, ideuar dhe organizuar nga Fondacioni Nehemiah Gateway Albania...

Të japësh atë që të është dhënë!

Askush nga ne nuk e meriton të lindë, të rritet apo të jetojë në një situatë jo të...