13.8 C
Pogradec

Përkrahja e Rinisë Shqiptare dhe Tejkalimi i Pengesave Ligjore (Rishikimi i Ligjit Për Rininë II)

 

Vullnetarizmi në vetëvete, si edhe puna vullnetare nga të rinjtë kryesisht, has një tjetër handikap ligjor dhe më tepër se kaq – mospërcaktim. Sot, puna vullnetare në Shqipëri nga të rinjtë, është një praktikë e përhapur në masë, por nuk njihet nga organet kompetente dhe si rrjedhojë nuk konsiderohet e vlefshme si praktikë pune as nga vendet e tjera të BE dhe më gjerë. Si rrjedhojë, rekomandohet rregullimi ligjor i ofruar me anë të VKM 756/2021, e cila nuk prek çështjet që kanë të bëjnë me aftësimin që merret përmes aktivitetit të ushtruar dhe vullnetarizmit në Organizatat Rinore. Kjo VKM duhet rishikuar për të adresuar efektivisht fitimin e përvojës nga puna rinore në organizata dhe nga pjesëmarrja në aktivitetet vullnetare. Lidhur me këtë, duhet siguruar edhe certifikimi i saktë i pjesëmarrjes në të tilla aktivitete apo dhënia e krediteve të nevojshme, të njohura nga ministria përgjegjëse.

Ligji për Rininë ka tentuar disa herë në krijimin e një standardi që lidhet me hapësirat e sigurta, konkretisht Neni 3, gërma c) e Ligjit Nr.75/2019 “Për Rininë”, por përkufizimi i dhënë në këtë ligj nuk i adreson në mënyrë shteruese këto standarde, duke krijuar vështirësi të pashmangshme për zbatimin dhe monitorimin e përmbushjes së këtyre standardeve. Për këtë arsye, shihet e nevojshme konceptimi i hapësirave e shërbimeve miqësore për të rinjtë dhe hapësirave të sigurta, duke vendosur kritere dhe standarde të matshme. Të rinjtë duhet të shfrytëzojnë ambientet rinore, kinematë, sallat e mbledhjeve apo edhe sallat e shfaqjeve dhe konferencave, në çdo kohë, të sigurtë, dhe pa pagesë. Duke qenë se këto të fundit janë instrumente shumë teknike për t’u përfshirë në ligj, sugjerohet rregullimi i tyre nëpërmjet akteve nën-ligjore. Sa i përket sigurisë në këto hapësira rinore nevojitet dhe përfshirja e ministrisë përgjegjëse për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, ngarkimin edhe të ministrisë përgjegjëse për arsimin, arsimin profesional në lidhje me infrastrukturën e shkollave të arsimit të lartpërmendur, është e rekomandueshme që standardet të parashikohen me anën e një dispozite autorizuese dhe të miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Angazhimi i psikologëve dhe punonjësve socialë në Qendrat e Shërbimit, do të sjellë ambiente miqësore për të rinjtë, klimë paqësore dhe hapësira të sigurta.

Neni 14 i ligjit “Për Rininë” nuk prek punën vullnetare dhe kriteret e punonjësit rinor. Në këtë nen parashikohen vetëm dy pika për punën rinore 

Sa i përket punës rinore dhe punonjësit rinorë, ligji nuk parashikon gjithashtu rregullime për punonjësin rinor. Mungesa e këtij rregullimi, mbi një profesion që është pjesë e listës kombëtare të profesioneve, është një temë e rëndësisë së veçantë. Rregullimet për punonjësin rinor kontribuojnë në forcimin e sektorit të rinisë pasi ka shumë individë që punojnë me të rinj në kontekstin informal dhe formal, por nuk mund të identifikohen, njihen apo certifikohen si të tillë. Është e rekomandueshme që të rregullohen me akte nënligjore në bashkëpunim me ministritë e linjës, duke marrë në konsideratë edhe zhvillimet që kanë ndodhur qysh me vënien në zbatim të Strategjisë Kombëtare të Rinisë në lidhje me angazhimet e të rinjve jashtë orarit mësimor, në projekte edukuese, kulturore apo edhe informuese.

Jetojmë në një realitet të ashpër për të rinjtë, një vijë e hollë ndan punën me të rinjtë dhe shfrytëzimin e tyre, në rastet e lartpërmendura, jo vetëm që ofrohen zgjidhjet për të siguruar mbështetjen për komunitetin rinor, por edhe për të vlerësuar dhe identifikuar aktorët e palodhur që japin kontribut të sinqetë dhe e kanë mision përkujdesjen ndaj nesh dhe nxitjen tonë për progres.

Mateo Yskollari
Aktivist
Qëndresa Qytetare

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Zë i fuqishëm, por me Mundësi të Pakta (Rishikimi i Ligjit Për Rininë III)

  Instrumenti i financimit të veprimtarive rinore dhe buxhetet specifike/gjegjëse për rininë janë një çështje që vështirë se po...

Planet Vendore për Rininë

Morëm pjesë në takimin e organizuar nga CRCA/ECPAT Shqipëri me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe...

Si të arrijmë krijimin e “Lidershipit Rinor” (Rishikimi i Ligjit për Rininë I)

Miratimi i Ligjit për Rininë, miratuar në vitin 2019 (Ligji Nr. 75/2019 “Për Rininë”) përcakton detyrat e ministrisë...

Përmbyllet Projekti “Re – Act”

Projekti “Re – Act” kishte në qendër të vëmendjes aktivizimin rinor dhe presionin qytetar ndaj pushtetit vendor për...