9.6 C
Pogradec

Zë i fuqishëm, por me Mundësi të Pakta (Rishikimi i Ligjit Për Rininë III)

 

Instrumenti i financimit të veprimtarive rinore dhe buxhetet specifike/gjegjëse për rininë janë një çështje që vështirë se po trajtohet sa/si duhet si nga qeverisja qëndrore, aq më pak nga ajo lokale. Ministria e Rinisë, Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Këshillat Vendorë Rinorë janë tre organizma të parashikuara me ligj, por nuk kanë zëra specifikë buxhetore. Mungesa e buxhetit sjell në mosfunksionim të aktivitetit që ato kryejnë në rang lokal dhe kombëtar. E domosdoshme mbetet rregullimi ligjor dhe akteve normative mbi kriteret e përzgjedhjes së organizatave që përfitojnë financime nga buxheti i shtetit.

AKR është struktura përgjegjëse për organizimin dhe njoftimin e procedurave për dhënien e granteve për rininë duke luajtur rolin e një sekretari teknik. Nga sa është vënë re nga monitorimet tona, grantet të cilat iu jepen bashkive, ndahen në dy pjesë, 50% ju alokohet bashkive dhe pjesa tjetër ju akordohet organizatave rinore. Edhe kjo ndarje ndeshet me një mungesë të thelluar transparence financiare, dhe jo vetë, për sa i përket praktikave të përzgjedhjes dhe shfrytëzimin e fondeve, të cilat ngrenë pikëpyetje të mëdha. Gati 98.5% e bashkive në vend kanë një zë buxhetor minimalist për rininë, e cila nuk tejkalon shifrën e 500.000 lekë të reja, në planet buxhetore afatmesme dhe afatgjata. Rekomandohet specifikimi me ligj i buxheteve të detyrueshme për rininë, me zëra specifikë, të përshtatshëm për aktivitet rinor. Përveç financimit nëpërmjet granteve për rininë, aktivitetet rinore të organizatave rinore, OJF, si edhe mbi të gjitha të qendrave rinore duhet të planifikohen e parashikohen në buxhetet vendore në mënyrë të fokusuar, duke ndjekur praktikën e suksesshme të buxhetimit me bazë gjinore që zbatohet nga të gjitha bashkitë.

Në qendër Kryetarja e Klubit Parlamentar për të Rinjtë, znj. Erisa Xhixho 

Të rinjtë përballen me një sërë sfidash në vendin tonë dhe se kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve, ata nuk shohin mundësi reale për zhvillimin e karrierës së tyre në vend. – u shpreh znj. Erisa Xhixho. Në veçanti rishikimi i ligjit për organizatat jofitimprurëse, me fokus rregulloret e themelimit, organizimit, veprimtarinë por edhe lehtësirat fiskale, është thelbësor për të rritur aktivizmin. Aq më tepër komplekse mbeten këto procedura për organizatat e themeluara që veprojnë jashtë kryeqytetit, ku nevoja për përfshirjen e tyre mbetet e madhe. Ligji nuk ofron fleksibilitet dhe lehtësira për këto subjekte. AKR duhet të ndërpresë fondet për bashkitë dhe të rritë financimin e organizatave rinore, po ashtu të rritë transparencën e vendimmarrjes dhe besueshmërinë. Rekomandohet gjithashtu që bashkitë të akordojnë një fond tavan në dispozicion të rinisë, të përcaktuar me ligj.

Mateo Yskollari

Aktivist

Qëndresa Qytetare

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Përkrahja e Rinisë Shqiptare dhe Tejkalimi i Pengesave Ligjore (Rishikimi i Ligjit Për Rininë II)

  Vullnetarizmi në vetëvete, si edhe puna vullnetare nga të rinjtë kryesisht, has një tjetër handikap ligjor dhe më...

Planet Vendore për Rininë

Morëm pjesë në takimin e organizuar nga CRCA/ECPAT Shqipëri me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe...

Si të arrijmë krijimin e “Lidershipit Rinor” (Rishikimi i Ligjit për Rininë I)

Miratimi i Ligjit për Rininë, miratuar në vitin 2019 (Ligji Nr. 75/2019 “Për Rininë”) përcakton detyrat e ministrisë...

Përmbyllet Projekti “Re – Act”

Projekti “Re – Act” kishte në qendër të vëmendjes aktivizimin rinor dhe presionin qytetar ndaj pushtetit vendor për...