Bashkia Pogradec në prag të sezonit turistik është duke përgatitur garantimin e hapësirave dhe shërbimeve të përshtatshme për banorët vendas, për turistët e përvitshëm, por edhe për ata që pritet të vijnë nga qytete të tjera të vendit, si edhe nga jashtë Shqipërisë, në zbatim rigoroz të udhëzimeve nga “Protokolli i Masave anti-Covid19 përgjatë sezonit turistik 2020”. Aktualisht, puna e Bashkisë Pogradec, nëpërmjet Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes dhe Infrastrukturës, si edhe kompanisë së kontraktuar për pastrim, është fokusuar në gjithë vijën liqenore, nga hyrja e qytetit deri në Tushemisht. Nisur nga aktualiteti, kushtet e papërshtatshme të shërbimit, mungesa e infranstrukturës (rrugore dhe turistike), lëvizshmëria e kufizuar e qytetarëve, papastërtia e krijuar përgjatë shëtitores “10 Dëshmorët e Pojskës” nga shitësit sezonalë, por edhe probleme të tjera, që janë konstatuar dhe verifikuar nga ana e specialistëve pranë Bashkisë Pogradec, imponojnë ndërhyrjen për menaxhimin dhe shfrytëzimin sa më të mirë të hapësirave publike, duke synuar transformimin e shëtitores në një hapësirë publike shumëfunksionale, në shërbim të banorëve e pushuesve gjatë sezonit veror, për të rritur mirëqenien e popullsisë, kapacitetin turistik, rritjen e prodhimit, mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit.Për këtë situatë është gjetur zgjidhja e duhur për shitësit sezonalë, duke përmirësuar shërbimin e tyre, ruajtjen e distancave mbrojtëse, vizibilitetin e bregut liqenor dhe fasadën përgjatë Shëtitores, duke tërhequr turistët për të shfrytëzuar këto shërbime ose produkte të shitësve sezonalë. Por, nuk mund të bëhet me fondet aktuale të Bashkisë Pogradec, ndaj ky artikull i drejtohet çdo biznesi, organizate apo kompanie, që mund të ndihmojë në realizimin e kësaj ideje që mund të transformojë fasadën e bregliqenit dhe të rritë shërbimin ndaj turistëve. Thirrja konkrete është të bashkoheni në këtë iniciativë që rrit fluksin turistik në zonë, shndërrimin e Pogradecit në ofrues serioz të shërbimeve dhe produkteve turistike, si edhe së fundmi, rrjedhimisht përftojmë një rritje ekonomike të përgjithshme, që nevojitet për çdo sektor. Qëllimi:
•Rritja e kapacitetit dhe fluksit turistik
•Përmirësimi i kushteve dhe ofrimit të shërbimeve
•Siguria dhe mbrojtja e mjedisit
•Qarkullimi dhe lëvizshmëria e lehtësuar
•Përmirësimi i fasadës dhe vizibilitetit bregliqenor Përfituesit:
•Komuniteti pogradecar
•Turistët vendas dhe të huaj
•Shitësit ambulantë Ky është një investim afatgjatë, i cili do të merret në përdorim nga shitësit ambulantë, por do të administrohen nga ana e NMI, Bashkia Pogradec, duke siguruar mirëmbajtjen, magazinimin për sezonin e ardhshëm (2021 e në vijim), si edhe duke dëshmuar suksesin nga ky unifikim dhe shërbim, parashikojmë në kërkesa për shumëfishimin e tyre vitin e ardhshëm.
Nëse dëshironi që të renditeni edhe ju tek kontributdhënësit që mund të bëjnë realitet këtë projekt, jeni të lutur të na kontaktoni nëpërmjet kontakteve të redaksisë së gazetës ‘Letër e Hapur’ ose tek kontaktet zyrtare të Bashkisë Pogradec Adresa: Bashkia Pogradec, Bulevardi “Rreshit Çollaku”, Lagja. Nr. 2, Pogradec; Tel: 00355 83 22441, Fax: 00355 83 22441 / 22424, E-mail: bashkiapogradec@gmail.com). Njësia për Koordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj, Bashkia Pogradec
Maj – Qershor 2020