5 C
Pogradec

Kënga e Dhoqinës

Nëntë djem e një të vetme vajzë kishte një nënë. Më i vogli i vëllezërve, Kostandini, e martoi motrën “tre male kaptuar”. Ditën e Pashkës, të gjithë vëllezërit bashkë me nuset, janë helmuar, helmim i shkaktuar nga gjarpri mitologjik. Nëna kërkon vajzën, qan e mallkon të voglin, shkaktarin e martesës larg. Kostandini ngrihet nga varri dhe ia sjell…

* Tashmë, në ndryshim nga kënga e Halil Garrisë, kemi përpjekje për një simbolikë fetare të krishterë. Në variantin bullgar e maqedonas, vëllai i vdekur quhet Llazar, u cili, sipas Ungjillit, ngrihet nga varri me urdhër të Jezusit.

* Mallkimi bie vetëm mbi Kostandinin, i cili, pa dëshirën e nënës dhe vëllezërve, martoi motrën e vetme larg. Fajtori është vetëm ai. Kostandin, të ardhtë gjëma, që s’më le Dhoqinën brenda! Martove Dhoqinën larg, larg e larg mërguarë, tri male kaptuarë. Në psikikën popullore shqiptare, mallkimi i nënës është shumë i rëndë. Tjetër gjë është mallkimi i motrës (mallkim mes fëmijëve). “Të ardhtë gjëma”, “Mos u tretsh…” e të tjera të ngjashme, janë kulmi i mallkimit të drejtpërdrejtë që nëna lëshon ndaj të voglit të saj.

* 9 djem e 9 nuse, të 9 me djem në duar, 9 paja m’i zhuriti, 9 dyfekë ç’m’i shite. – Podgozhan, Pogradec Pra, te Halil Garria kishim: “Nan palë armë, besa, ju kan met shkretë”, te kënga e Dhoqinës kemi: “9 dyfekë ç’m’i shite”. “Pushkë dhe luftëra” hasim edhe në këngën greke, maqedonase e bullgare, por tek to fenomeni “luftë” vjen sporadikisht dhe është joorganik. “Nan palë armë…”, “9 dyfekë…” – në variantet tona ai vjen në mënyrë të natyrshme.

* Në variantet, në të cilët vëllezërit vriten në luftë, nuk e hasim kurrsesi mallkimin e nënës. Kostandinin e ngrejnë nga varri vetëm lotët e saj. Gjithçka ndodh ditën e Pashkës së madhe, ditën e ringjalljes së Krishtit. Çuarja prej varri, merr karakter simbolik.

* …guri iu bë kalë, balta iu bë shalë. Kemi, pra, të bëjmë me një pasurim të vargut të Halil Garrisë: “Gur i varrit xhok a bam”. Gjejmë konsolidim të mendimit poetik dhe shkuarje të tij më tej: “balta iu bë shalë”. Më vonë, te “ Kostandini e Garentina”, takëmet e kalit do t’i gjejmë shumë më të bukura e më të pasura poetikisht.

* Vallen e hasim për herë të parë tek kënga e Dhoqinës (Pashkë, gëzim, hare). Ka të ngjarë që ky të jetë motiv i futur nga krishterimi. “Ditën e Pashkës së madhe, Dhoqina luante valle…”. Me gjasë kjo ka ndodhur në kohën kur shoqëria shqiptare të kish nevojë për forcën e virtyteve njerëzore (dashuria e nënës për fëmijët, e motrës për vëllezërit, besa e dhënë…).

* Kënga e Dhoqinës hapet gjithnjë me vargjet: Ditën e Pashkës së madhe, seç u ther një ka në fshat… Hapje kjo, që nuk e gjejmë askund në këngët e vëllait të vdekur rreth nesh. Kemi të bëjmë me një të kristianizuar, tashmë, profil. Që këtej e tutje, Nëna është ‘personazh kryesor’. Tragjedia është e Saj, jo e motrës. “Dhoqina” bën kalimin e konsolidimit të nënës si protagoniste e parë. “Kostandini e Garentina” vetëm sa do ta nënvizojë më tepër këtë devizë.

*. *. * Në ketë pjesë të tretë, u përpoqëm të ndjekim fillin e këngës së vëllait të vdekur, si fazë e dytë e ecurisë së baladës. Tanimë, kënga ka mirëfilli motiv kristian: Nëna, e parë – motra në vend të dytë; elementi i valles dhe i kalit – motive të rëndësishme, të cilat pasurohen nga një krahinë e Shqipërisë, në tjetrën. “Dhoqina”, pra, bën kalimin e baladës në një fazë të tretë: në këngën e “Kostandinit e Garentinës”

Klemend Guçi Mësues,Gjimnazi “Gjergj Pekmezi’’, Pogradec

Korrik – Gusht 2020

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë

Edhe këtë vit Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë bëri tok kineastë, regjisorë, aktorë dhe plot dashamirës së...

‘‘N’Oborr’’ bën tok të rinjtë

Zhvillohet edicioni i radhës së Javës së Aktiviteteve pranë shkollës së mesme ‘‘Muharrem Çollaku’’, shndërruar tashmë në traditë,...

Motivi ballkanik dhe europian i disa prej baladave të mirënjohura në folklorin tonë dhe jo vetëm, Pjesa e II-të (Kënga e Halil Garrisë)

Në pjesën e dytë të këtij shkrimi, do tentojmë të hedhim dritë mbi variantet e ndryshme të poemës...

Premtimi për Teatrin e Kukullave “Pirro Xëci”

Në datën 01.06.2020, në qytetin e Pogradecit, tek Qendra Kulturore u bë tubimi i zhvilluar nga aktorët e...