6.9 C
Pogradec

Përmbyllet Projekti “Re – Act”

Projekti “Re – Act” kishte në qendër të vëmendjes aktivizimin rinor dhe presionin qytetar ndaj pushtetit vendor për përmirësimin e shërbimeve publike, transparencë dhe llogaridhënie. Kjo ide u përzgjodh nga organizata Qëndresa Qytetare dhe Ambasada Holandeze në Shqipëri, pas realizimit të Akademisë së Angazhimit Qytetar “Citizens in Charge” në ambientet e Akademisë “Nehemiah Gateway”. Projekt – propozimi u dorëzua më datë 10 Tetor 2022 dhe u zbatua gjatë kohështrirjes 5 Shkurt – 5 Maj 2023.

Foto album 2, Takimi me KRP

Pati shumë objektiva të cilat u përmbushën qysh në fazat fillestare të projektit, por e vetmja çështje, e cila kërkoi impenjim të vazhduar nga ekipi i monitoruesve, duke e evidentuar në postime dhe kronika si problem të pazgjidhur, ishte çështja e sigurimit të një salle të dedikuar për Këshillin Rinor Pogradec, duke marrë masa për të qenë e hapur edhe gjatë fundjavave. Kjo çështje u ezaurua dhe u zgjidh gjatë takimit të fundit të projektit me Kryetarin e Bashkisë Pogradec, duke mos qenë nevoja për të dorëzuar një peticion.

Foto album 3, Takim me Kryetarin e Bashkisë Pogradec, z. Ilir Xhakolli

Përfshirja e të rinjve gjatë fazës së strategjisë lokale rinore u kërkua nga ekipi i monitoruesve gjatë takimit me Drejtorin e Rinisë, por më pas të rinjtë u ftuan për të dhënë kontribut gjatë takimit me Kryetarin e Bashkisë.

Gjatë takimeve të zhvilluara me personat përkatës u evidentuan aktivitetet rinore të publikuara nga ana e Bashkisë Pogradec (Revista „Pogradeci“ nr. 1). U evidentua realizimi i kalendarit të aktiviteteve rinore të konsultuara me të rinjtë. U evidentua gatishmëria e sallës së aktiviteteve të  Qendrës Multifunksionale Pogradec pa pagesë për të rinjtë. U  konfirmua lista e bursantëve të ekselencës (11), bursave profesionale (170), bursave sociale (5) dhe shpërndarja e tyre. U vendos në dispozicion lista e të rinjve të talentuar nga grupet artistike të shkollave. U garantua shfrytëzimi i fondit për rininë me projekt-propozime konkrete nga të rinjtë. U garantua vendosja në dispozicion e një ambienti pranë qendrës rinore të dedikuar për Këshillin Rinor Pogradec, e pajisur me infrastrukturën e nevojshme dhe me një specialist përgjegjës për të qenë e hapur gjatë fundjavave. U ofrua mundësia e bashkëpunimeve me projekte qeveritare, organizata vendase dhe të huaja. U ofrua një binjakëzim me një grupacion rinor nga Gjermania. U ofrua bashkëpunimi I të rinjve për të realizuar disa projekte (3) mbi promovimin e turizmit. U ofrua (edhe pse e kërkuar nga ana jonë) konsultimi i rinisë për draft-strategjinë lokale rinore. U ofruan dy takime publike konsultative mes Këshillit Rinor Pogradec dhe Këshillit Vendor Rinor për harmonizimin e objektivave dhe planit të funksionimit të këtyre dy Këshillave për vijueshmërinë.

Foto album 4, Takim me Kryetarin e Këshillit Bashkiak dhe Drejtorin e Zyrës Vendore Arsimore, z. Sotiraq Mangëri dhe Drejtoreshën e Qendrës Arsimore, znj. Anxhela Andoni

Gjithashtu, u realizuan katër kronika televizive, duke transmetuar takimet me anëtarësinë e Këshillit Rinor Pogradec, Kryetarin e Këshillit Bashkiak dhe Drejtorin e Zyrës Vendore Arsimore, Drejtoreshën e Qendrës Arsimore, Drejtorin e Rinisë, Përgjegjësen e Sektorit të Rinisë dhe Specialisten e Rinisë pranë Qendrës Rinore, si edhe me Kryetarin e Bashkisë Pogradec. U realizua emisioni përmbledhës i projektit “Info Ftesë” nën moderimin e gazetarit Ilir Shyta, me prezencën e drejtueses së projektit – Risilda Topuzi, mentor i projektit – Z. Dorian Leka, një nga të rinjtë përfitues të projektit (monitoruese) – Klea Gjika dhe përgjegjësja e sektorit të rinisë pranë Bashkisë Pogradec – Znj. Loridela Beqari.

Vlen të theksohet puna dhe dedikimi i anëtarëve të Komitetit Organizativ të KRP, njëkohësisht të angazhuar si monitorues gjatë takimeve të parashikuara në këtë projekt, si Klea Gjika, Llazar Ziu, Vanesa Çela, Brikena Topuzi, Ilva Meçi, Shedri Hasanllari dhe të rinj të tjerë që shprehën dëshirën të na bashkoheshin nga anëtarësia e KRP.

Foto album 5, Takim me Drejtorin e Rinisë, z. Ledian Zeqollari; Përgjegjësen e Rinisë, znj. Loridela Beqari dhe specialisten e Qendrës Rinore, znj. Julika Nasto Gjyla

Nëpërmjet aktiviteteve të projektit dhe publikimit të tyre, të rinjtë pogradecarë u informuan në masë për disa çështje mbi të cilat nuk ishin në dijeni më herët si llojet e bursave që shpërndahen në Pogradec dhe kriteret e përfitimit të tyre, të drejtën për llogaridhënie nga ana e institucioneve lokale vendimmarrëse para të rinjve, mundësinë e përfshirjes së interesave dhe kërkesave të tyre nëpërmjet organizmave përfaqësues rinorë për hartimin e dokumentave të rëndësishëm si Strategjia Lokale për Rininë, buxheti i akorduar për rininë dhe mundësitë për lëvrimin e këtij fondi.

Duke falënderuar organizatën Qëndresa Qytetare për mbështetjen, KRP njofton se do të ndjekë hapat e zbatimit të çështjeve të diskutuara gjatë takimeve të realizuara në funksion të projektit Re-Act.

Gazetare: Risilda Topuzi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Zë i fuqishëm, por me Mundësi të Pakta (Rishikimi i Ligjit Për Rininë III)

  Instrumenti i financimit të veprimtarive rinore dhe buxhetet specifike/gjegjëse për rininë janë një çështje që vështirë se po...

Përkrahja e Rinisë Shqiptare dhe Tejkalimi i Pengesave Ligjore (Rishikimi i Ligjit Për Rininë II)

  Vullnetarizmi në vetëvete, si edhe puna vullnetare nga të rinjtë kryesisht, has një tjetër handikap ligjor dhe më...

Planet Vendore për Rininë

Morëm pjesë në takimin e organizuar nga CRCA/ECPAT Shqipëri me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe...

Si të arrijmë krijimin e “Lidershipit Rinor” (Rishikimi i Ligjit për Rininë I)

Miratimi i Ligjit për Rininë, miratuar në vitin 2019 (Ligji Nr. 75/2019 “Për Rininë”) përcakton detyrat e ministrisë...