Themeli për ndërtimin e një Shqipërie të zhvilluar, të kulturuar dhe të përparuar nga të gjitha fushat, është rinia. Të rinjtë me ideologjizmat, vullnetin dhe kurajën e tyre, janë ata të cilët më së miri mund t’i bëjnë ballë shumë sfidave, por të vetëm asnjëherë nuk mund të arrijmë atje ku duam, prandaj si në çdo gjë tjetër duhet një mbështetje dhe krah ku siguria mos të mungojë asnjëherë. E ku mund ta gjejmë një mbështetje më të fortë e të vendosur se sa tek vetë ligji? Pikërisht ligji përkatës për mbrojtjen e të drejtave të të rinjve në mënyrë gjithëpërfshirëse, krijimin e kushteve të nevojshme për aktivizimin, pjesëmarrjen dhe mbështetjen e të rinjve, përcaktimin e funksioneve dhe kompetencave të institucioneve në nivel qendror dhe vendor, si dhe bashkëpunimi me organizatat që ushtrojnë veprimtari në fushën e rinisë, përmbledh në një formë akoma më të mirë dhe të saktësuar mbështetjen, të drejtat dhe më pas fuqizimin e tyre.
Gazetare: Klea Kodra
Maj – Qershor 2020