5 C
Pogradec

Legjendat e Gjolit – Aty ku e shkuara i flet të tashmes

Bashkëpunimet e Këshillit Rinor Pogradec kanë qenë të larmishme ndër vite, por nuk e hiperbolizoj aspak kur shprehem se përfshirja në projektin ‘Legjendat e Gjolit’ ishte një eksperiencë e mrekullueshme, duke nisur nga rasti që patëm të njihemi me personazhe të mirënjohur të kinematografisë shqiptare, stafin pedagogjik dhe studentët e arteve, por jo më pak entuziastë edhe për njohjet e reja që krijuam duke zbatuar projektin me intervistat dhe takimet me personazhe shumë interesante nga zona të ndryshme të Pogradecit, në qytet dhe rrethina prej nga buruan legjendat.

Takimi prezantues me stafin e projektit

Aktivitetet e zhvilluara në funksion të projektit ishin të larmishme, ne nisëm fillimisht duke marrë pjesë në takimin prezantues, forume diskutimi, ku drejtuesit na njohën me stafin dhe studentët e arteve, objektivat e projktit, por edhe rëndësinë që kanë për komunitetin tonë rezultatet e synuara gjatë kësaj iniciative, e cila shkonte përtej dëshirës sonë për të qenë pjesë e ciklit dokumentar, duke nxjerrë në pah ndërgjegjësimin tonë dhe të komunitetit për një liqen më të pastër.

Forum diskutimi 1

Në vijim, ne u organizuam në grupe dhe bënë një punë hulumtuese duke grumbulluar rrëfenja dhe histori nga libra të ndryshëm në Bibliotekën e qytetit dhe internet si (“Legjendat e Liknidës” dhe “Legjendat e Enkelanës” nga Kristaq Nanushi, Pogradeci” Çelësi turistik, “Guida malore, shëtitje nëpër Pogradec”, “A pearl on a plastic bag” (YouTube video) etj, por jo më pak edhe nga legjenda të rrëfyera nga vetë banorët e zonave të ndryshme, prej të cilëve patëm mundësi të ecim gjatë gjurmëve të lashtësisë dhe të njohim një Pogradec sa piktoreskt, po aq edhe mistik. Nga personat e intervistuar veçojmë me mirënjohje për kontributin e tyre: piktorin e njohur z. Anastas Kostandini; znj. Afërdita Duka, përgjegjëse e Bibliotekës; z. Andi Kosta, mësues; z. Elton Canellari, mësues dhe të gjithë banorët e qytetit dhe rrethinave të Pogradecit, që na na gostitën jo vetëm me mikpritjen tradicionale pogradecare, por edhe me histori interesante mbi legjendat e gjolit.  Disa prej vizitave tona gjatë ekspeditës ishin vendet: fshati Lin, Bazilika e Linit; vizita në lagjen e vjetër të Pogradecit (Topleci), Guri i Kamjes etj.

Forum Diskutimi 2

Stafi i profesorëve dhe studentëve të Universitetit të Arteve regjistruan intervistat me 5 nga ne që u zgjodhëm paraprakisht nga takimet e grupit të punës, bashkë me studentët e arteve. Profesorët na shpjeguan elementët e intervistimit, si përdoren mjetet audio-vizive gjatë një regjistrimi filmik, çfarë duhet të fiksohet nga vjelja e të dhënave gjatë intervistimit, si pozicionohen gjatë një interviste etj. Si edhe më pas vijuan takimet për të shkëmbyer informacionet dhe impresionet mbi ekspeditën, idetë që gjeneruan të rinjtë (studentët) mbi platformën e mundshme regjisoriale mbi ciklin dokumentar dhe takimet e radhës në funksion të projektit.

Takim, Biblioteka Mitrush Kuteli

Çdo anëtar i KRP që pati fatin të përfshihet me këtë projekt, gjatë takimit tonë të analizës së punës, u shprehën me superlativa për informacionin e fituar gjatë trajnimeve në funksion të projektit “Legjendat e Gjolit”, duke vlerësuar maksimalisht përvojën në sheshxhirim, shpjegimet e stafit të Universitetit të Arteve dhe angazhimin në praktikë gjatë regjistrimeve, duke u përfshirë në proces si “personazhe” dhe të tjerë si “staf mbështetës teknik”.

Ekspedita, Takime dhe Intervista

Ndërkohë, po e presim me kureshtje të madhe ciklin dokumentar “Legjendat e Gjolit”, i cili do të përcjellë mesazhe të fuqishme për komunitetin pogradecar, por edhe për ne do të jetë një kujtim i vyer.

Gjatë regjistrimeve të ciklit dokumentar

 

Gazetare: Brikena Topuzi 

Janar 2023

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Ejani, udhëtim me të ardhmen: Për Pogradecin e pastër (transkriptim i edicionit të Radio Ejani, Nov. 11. 2023)

Një mendje e ndritur ka thënë se rinia i ka të pastra qëllimet dhe ndjenjat e saj. Radio...

Rikonstituimi i KRP për vitin 2023/2024

Në një ngjarje solemne të zhvilluar në sallën e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, Këshilli Rinor Pogradec (KRP) ka...

Informacion, mirënjohje dhe falënderime (Dita e Punëtorëve)

Këshilli Rinor Pogradec, me rastin e "1 Majit", ka zgjedhur të urojë të gjithë lexuesit e Gazetës Rinore...

Ngritja e GLR – Zjarri nis me një shkëndijë!

Unë kam qenë që në fillimet e ngritjes së GLR Vorë dhe më pëlqeu angazhimi vullnetar, sepse e...