0.5 C
Pogradec

Ngritja e GLR – Zjarri nis me një shkëndijë!

Unë kam qenë që në fillimet e ngritjes së GLR Vorë dhe më pëlqeu angazhimi vullnetar, sepse e ndjej veten të dobishme, duke gjykuar se kontributi im ka pasur një vlerë, e cila është materializuar me aktivizimin dhe planet e GLR për të ardhmen.
Aktualisht jam studente pranë Akademisë ‘Nehemiah Gateway’, por nuk jam shkëputur nga aktivizimi rinor, udhëheq një projekt Re-Act mbështetur nga Qëndresa Qytetare dhe natyrisht, së bashku me anëtarët e Komitetit Organizativ të Këshillit Rinor Pogradec dhe disa prej anëtarëve, duke u përpjekur të hedhim dritë gjatë vendimmarrjes lokale mbi çështjet që janë me interes rinor. Këtë eksperiencë, dhe jo vetëm, pata mundësi ta ndaj edhe me të rinjtë e Grupit Lider Rinor Vorë, të cilët edhe pse të ngritur rishtazi kanë kryer një numër jo të vogël aktivitetesh të mbështetur nga projekti ‘‘Të rinjtë e marxhinalizuar: të rinjtë qeverisin me ide të reja dhe qasje progresive’’, të mbështetur nga donatorët që dikur kanë mbështetur edhe ngritjen e Këshillit Rinor Pogradec. Kjo ishte arsyeja e radhës e angazhimit tim vullnetar pranë kësaj strukture.
Situata e aktivizimit rinor nuk është në ditët më të mira, të paktën në rastin e qyteteve tona të vogla, por me mbështetjen e duhur, mund të mbillet tek ne dëshira për të qenë faktor në komunitet, për të përcjellë një energji të re mbi plotësimin e dëshirave tona dhe deri tek identifikimi i personave të ndryshëm që bëhen tok për të ndikuar tek institucionet vendimmarrëse lokale të kthejnë vëmendjen nga aspiratat dhe nevojat tona. Ky është misioni i aktivizimit tim, të cilin e gjeta të shprehur edhe tek veprimtaritë dhe entuziazmi i GLR Vorë.

Gjatë trajnimit “Identifikimi dhe adresimi i problematikave”

Nga bashkëpunimi me GLR Vorë u prodhuan 10 projekt-propozime nga ana e stafit të projektit dhe GLR Vorë. Disa janë aktivitete që ne si KRP i kemi traditë si: Kinemaja verore; Marshimi i Pavarësisë; Qendra e Kurseve; Shpërblimi i Ekselentëve; Java Olimpike, Promovimi i Turizmit nëpërmjet Artit etj, por disa janë ide të reja dhe shumë interesante, të cilat planifikojmë t’i realizojmë paralelisht me GLR Vorë në të ardhmen, si psh projekti Duar-artët, Dita Jonë (Dita Kombëtare dhe Dita Ndërkombëtare e Rinisë); Talent Show; Karaoke Night etj.

Gjatë përgatitjes së projekt-propozimeve

Shpreh mbështetjen maksimale për grupimin e ri në Vorë, ju uroj suksese të përzemërta dhe si një nga koordinatoret e KRP ju garantoj vijueshmërinë e bashkëpunimit tonë në vijimësi. Zjarri nis me një shkëndijë, ne dhamë kontributin tonë modest, por jam e sigurtë se ky zjarr do të flakërojë vetëm nga dëshira dhe gjithëpërfshirja e të rinjve në zonë.

Gazetare: Risilda Topuzi

Janar 2023

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Ejani, udhëtim me të ardhmen: Për Pogradecin e pastër (transkriptim i edicionit të Radio Ejani, Nov. 11. 2023)

Një mendje e ndritur ka thënë se rinia i ka të pastra qëllimet dhe ndjenjat e saj. Radio...

Rikonstituimi i KRP për vitin 2023/2024

Në një ngjarje solemne të zhvilluar në sallën e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, Këshilli Rinor Pogradec (KRP) ka...

Informacion, mirënjohje dhe falënderime (Dita e Punëtorëve)

Këshilli Rinor Pogradec, me rastin e "1 Majit", ka zgjedhur të urojë të gjithë lexuesit e Gazetës Rinore...

Legjendat e Gjolit – Aty ku e shkuara i flet të tashmes

Bashkëpunimet e Këshillit Rinor Pogradec kanë qenë të larmishme ndër vite, por nuk e hiperbolizoj aspak kur shprehem...