-1.3 C
Pogradec

Informacion, mirënjohje dhe falënderime (Dita e Punëtorëve)

Këshilli Rinor Pogradec, me rastin e “1 Majit”, ka zgjedhur të urojë të gjithë lexuesit e Gazetës Rinore “Letër e Hapur” me një artikull informues për vitin 2022/2023, duke shpalosur disa prej aktiviteteve dhe veprimtarive të Këshillit Rinor Pogradec, por edhe listën e mbështetësve gjatë këtij viti. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, falënderojmë për mbështetjen e përhershme qysh në themelim, Akademinë “Nehemiah Gateway” dhe Bashkinë Pogradec.
Gjithashtu, falënderojmë për mbështetjen edhe disa organizata të shoqërisë civile, të cilat na kanë përfshirë në projektet e tyre, si: Fondacionin “Mirësia”, ALS Consulting, Qendra “AME”, Shoqata “Art IMPULSE”, Universiteti i Arteve, GLR Vorë, Instituti për Zhvillimin Strategjik dhe Qëndresa Qytetare, por jo të pakta kanë qenë edhe bashkëpunimet me institucione publike, si: Muzeu Historik i Qytetit, Muzeu i Artit Mesjetar, Korçë, Zyra Vendore Arsimore Pogradec, Qendra Kulturore “Lasgush Pogradeci”, Biblioteka “Mitrush Kuteli” dhe Qëndra Rinore, Bashkia Pogradec.

Foto-album 1, aktivitete të ndryshme të KRP

Ndër veprimtaritë, aktivitetet dhe bashkëpunimet kryesore përmendim: Rikonstituimi i KRP; Vizitë tek Qëndra e re e Fizioterapisë; Gazeta Rinore “Letër e Hapur” model suksesi; shpërndarja e dhuratave dhe urimeve me rastin e 7 marsit; shpërndarja e dhuratave dhe urimeve për 8 Marsin; pantomima “Muza e Krijuesit”; Java Europiane; Përfaqësimi i Gazetës Rinore “Letër e Hapur” në anëtarësinë e Këshillit Vendor Rinor me një përfaqësues nga Këshilli Rinor Pogradec me dy koordinatoret; BBQ night; 11 seancat e Këshillimit të Karrierës “Zgjedh vetëm kush di”; “Day n Night”; filmi me metrazh të shkurtër “How it feels”; pjesëmarrje në Akademinë e Angazhimit Qytetar “Citizen in Charge”; Muri i Dëshirave për Ditën e Rinisë; Movie night; angazhim dhe pjesëmarrje në Christmas Market; “Lidhja ndërmjet brezave”; cikli i filmave dokumentarë “Legjendat e Gjolit”; Asistenca në ngritjen e GLR Vorë; Shkëmbimi i eksperiencave me GLR Vorë; angazhim dhe pjesëmarrje tek “Girls and Walls”; Nisma “Dhuro një libër për Bibliotekën e Komunës së Bujanocit”; forum diskutimi dhe promovimi i Studimit mbi Integrimin Rajonal Ekonomik; Takim me kryetaren e Këshillit të Qarkut Korçë; Projekti “Re-Act” (takime intervistuese dhe advokim për çështjet rinore me Kryetarin e Bashkisë Pogradec, Drejtorin e Rinisë, Përgjegjësen e Rinisë, Specialisten pranë Qendrës Rinore); angazhimi për njoftimin e Bursës “Jorgji Jajçari”; Konkursi letrar “Besniku i Librit”; Përfaqësim në panairin “Invest in our planet“ Dita Botërore e tokës etj.

Foto-album 2, aktivitete të ndryshme të KRP

Këshilli Rinor Pogradec është një organizëm rinor i pavarur, i cili përfaqësohet me nga 5 nxënës me rezultate të larta në mësime dhe aktivë nga të gjitha gjimnazet e rrethit të Pogradecit. Aktualisht, Këshilli Rinor Pogradec ka 35 antarë të regjistruar, nga të cilët 14 janë anëtarë të Komitetit organizativ dhe 4 janë koordinatorë të tij. Këshilli Rinor Pogradec realizon aktivitetet e tij me baza vullnetare dhe komunitare në fushat me vokacion rinor, me mbeshtetjen e Akademinë “Nehemiah Gateway” dhe Bashkinë Pogradec.

Foto-album 3, aktivitete të ndryshme të KRP

Gazetare: Klea Gjika

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Ejani, udhëtim me të ardhmen: Për Pogradecin e pastër (transkriptim i edicionit të Radio Ejani, Nov. 11. 2023)

Një mendje e ndritur ka thënë se rinia i ka të pastra qëllimet dhe ndjenjat e saj. Radio...

Rikonstituimi i KRP për vitin 2023/2024

Në një ngjarje solemne të zhvilluar në sallën e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, Këshilli Rinor Pogradec (KRP) ka...

Legjendat e Gjolit – Aty ku e shkuara i flet të tashmes

Bashkëpunimet e Këshillit Rinor Pogradec kanë qenë të larmishme ndër vite, por nuk e hiperbolizoj aspak kur shprehem...

Ngritja e GLR – Zjarri nis me një shkëndijë!

Unë kam qenë që në fillimet e ngritjes së GLR Vorë dhe më pëlqeu angazhimi vullnetar, sepse e...