-1.3 C
Pogradec

Përshtypjet mbi situatën pandemike dhe pasojat në biznes

Përmbledhur nga interveista me Kryetarin e Shoqatës së Bizneseve Pogradec, Z. Vladimir Miminllari Pandemia botërore e COVID-19 preku për të parën herë Shqipërinë më 8 Mars 2020. Vetëm dy ditë më pas u dha urdhri se vendi do t’i nënshtrohej gjendjes së karantinës. Karantinimi i detyruar solli në mënyrë graduale mbylljen e parqeve publike, institucioneve arsimore dhe sigurisht një numri të madh biznesesh. Për të diskutuar mbi vështirësitë që hasin bizneset në këtë kohë pandemie botërore, stafi i gazetës “Letër e hapur” intervistoi kryetarin e “Shoqatës së bizneseve”, z. Vladimir Miminllari. Në qytetin e Pogradecit rezultojnë të regjistruar përafërsisht 1800 biznese, nga të cilat vetëm 230 janë biznese të mëdha. Përgjatë dy muajve të fundit kanë pezulluar përfundimisht aktivitetin plot 35 biznese të vogla. Sipas z. Miminllari një nga vështirësitë më të mëdha që ka hasur biznesi i vogël ka qenë largimi i klientelës. Mbyllja e bizneseve për një kohë kaq të gjatë ka dëmtuar ekonominë familjare duke u bërë shkas edhe për uljen e nivelit të jetesës në zona të caktuara. Megjithatë ai arsyeton se bazuar në inekzistencën e rasteve të konfirmuara me COVID-19 në qytetin e Pogradecit, një situatë më e mirëmenaxhuar do të ishte në interesin e bizneseve. “Me shpalljen e qytetit si zonë e gjelbër, një pjesë e bizneseve janë lejuar të rifillojnë aktivitetin e tyre. Megjithatë hapja graduale duhej të kishte filluar më herët, në mënyrë që bizneseve t’u jepej koha e duhur për të rimëkëmbur aktivitetin e tyre gradualisht dhe për t’u paraprirë disa problemeve.”Një tjetër problematikë shqetësuese është vijimësia e bizneseve sezonale, kryesisht atyre verore. I pyetur mbi zgjidhjet që mund t’i jepen kësaj teme, kryetari i shoqatës u shpreh se parashikohet të ketë një rënie të ndjeshme krahasuar me sezonet e kaluara verore, por pavarësisht kësaj, duhet të vazhdojë hapja e bizneseve të reja, strategjike, me hapësira punësimi për shumë punonjës. Hapja e këtyre bizneseve do t’i sigurojë ekonomisë “oksigjenin” që i kushtoi situata e pandemisë. Në fund të intervistës, zoti Miminllari përgëzoi të rinjtë për interesin dhe përkushtimin ndaj temave të ndjeshme sociale. Ai u shpreh si më poshte: “Në sytë tuaj shoh vizionin për të ardhmen dhe shpresoj të vazhdoni të punoni fort për ëndrrat dhe qëllimet tuaja. Mos harroni shprehjen: “Guri i rëndë në vend të vet”.

Gazetare: Elia Meçi

Maj – Qershor 2020

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Zë i fuqishëm, por me Mundësi të Pakta (Rishikimi i Ligjit Për Rininë III)

  Instrumenti i financimit të veprimtarive rinore dhe buxhetet specifike/gjegjëse për rininë janë një çështje që vështirë se po...

Përkrahja e Rinisë Shqiptare dhe Tejkalimi i Pengesave Ligjore (Rishikimi i Ligjit Për Rininë II)

  Vullnetarizmi në vetëvete, si edhe puna vullnetare nga të rinjtë kryesisht, has një tjetër handikap ligjor dhe më...

Planet Vendore për Rininë

Morëm pjesë në takimin e organizuar nga CRCA/ECPAT Shqipëri me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe...

Si të arrijmë krijimin e “Lidershipit Rinor” (Rishikimi i Ligjit për Rininë I)

Miratimi i Ligjit për Rininë, miratuar në vitin 2019 (Ligji Nr. 75/2019 “Për Rininë”) përcakton detyrat e ministrisë...