-1.3 C
Pogradec

Takim me Kryetarin e Këshillit Bashkiak

Si ka ndikuar situata gjatë punës së Këshillit Bashkiak?
Që nga 9 marsi, Këshilli Bashkiak ka vazhduar punën, por në distancë Të gjithë këshilltarët komunikimin e realizuam nëpërmjet platformës Zoom. Kemi qenë Këshilli Bashkiak i parë që zhvilloi një mbledhje online. Materialet u dërguan të skanuara nëpërmjet adresave të email-it dhe mbledhjet e komisionit u zhvilluan po në të njëjtën ditë, 3 orë përpara fillimit të mbledhjes. Sigurisht në grup së bashku edhe me specialistët e bashkisë kemi qenë 36 anëtarë gjithsej.
A ka patur vështirësi në mbledhjen e anëtarëve të këshillit? Sa mbledhje janë zhvilluar dhe a ka patur mungesa?
Në fakt përveç mënyrës së komunikimit nuk kemi pasur vështirësi tjetër. Për arsye të largësisë dhe të mospasurit të internetit nga disa këshilltarë, nuk kemi mundur të komunikojmë në kohë reale me ta, por në çdo mbledhje pjesëmarrja ka qenë mbi 60% e këshilltarëve. Shpresojmë që mbledhjen e radhës ta zhvillojmë në prani të njëri-tjetrit në sallën e Këshillit Bashkiak.
Në çështjet e diskutuara a ka patur ndonjë çështje me interes rinor? Nëse po cila ishte ajo?
Gjatë këtyre dy muajve ne kemi zhvilluar tre mbledhje, në të cilat kemi miratuar projektvendime që kanë ardhur nga Bashkia. Dua të veçoj që miratuam zerimin e tarifave vendore për biznesin dhe po rishikohet përgjysmimi i tarifave për sezonin turistik. Kemi diskutuar një çështje që ka të bëjë me barazinë gjinore, projektvendimet e përmuajshme të ndihmës ekonomike, por nuk kemi patur ndonjë projektvendim me interes rinor. Ne presim dhe propozimet tuaja dhe jemi të gatshëm që të sjellim pranë bashkisë çdo vendim që lidhet me jetën dhe aktivitetin e rinisë.
Gazeta “Letër e Hapur” do të shpërndahet falas dhe ne do të monitorojmë edhe mbledhjet e këshillit. A e kemi pëlqimin tuaj publik për mbështetje gjatë monitorimit dhe ta shpërndajmë gazetën te çdo këshilltar?
Në mbledhjet e Këshillit Bashkiak duhet patjetër që komuniteti të jetë i pranishëm. E theksoj vazhdimisht këtë indiferencë të qytetarëve dhe mospjesëmarrjen në mbledhjet e këshillit. Dëgjesat që tashmë janë të nevojshme, realizohen nga këshilltarët në zonat që ata përfaqësojnë.
A i përgjigjet Këshilli pritshmërisë së tyre?
Qytetarët duhet të jenë aty në sallë, të dëgjojnë dhe shikojnë njerëzit që ata kanë votuar, sepse vendimmarrja kalon nëpërmjet atyre. Ndoshta prej vitesh ka rënë edhe besimi tek ta, por duhet të jenë aktivë, të ndjekin zhvillimet e qytetit dhe të jenë faktor. Pjesëmarrja juaj në mbledhjet e Këshillit dhe monitorimi i tyre do të jenë momente në të cilat edhe këshilltarët të ndjejnë më tepër përgjegjësi. Qytetit prej kohësh i mungon një gazetë e tillë me spektër rinor por jo vetëm. Shtypi i lirë është një nga vlerat e demokracisë dhe unë shpresoj që kontributi i kësaj gazete në qytetin e Pogradecit të jetë i dukshëm. Sigurisht ndarja falas e gazetës do të jetë shumë e bukur jo vetëm për këshilltarët por për të gjithë qytetin. Besoj se kjo gazetë do të ngrejë problematika të qytetit të cilat kërkojnë zgjidhje. A keni një mesazh për të rinjtë? Sigurisht! Do të doja të thoja se kjo intervistë duhet të jetë edhe për ju si një thirrje që po drejtoj: Të jeni sa më pranë problematikave të qytetit dhe të bëhemi të gjithë faktor në vendimmarrje. Qyteti është i të gjithëve, por veçanërisht i Juaji!

Gazetar: Sardi Koçi

Maj – Qershor 2020

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Zë i fuqishëm, por me Mundësi të Pakta (Rishikimi i Ligjit Për Rininë III)

  Instrumenti i financimit të veprimtarive rinore dhe buxhetet specifike/gjegjëse për rininë janë një çështje që vështirë se po...

Përkrahja e Rinisë Shqiptare dhe Tejkalimi i Pengesave Ligjore (Rishikimi i Ligjit Për Rininë II)

  Vullnetarizmi në vetëvete, si edhe puna vullnetare nga të rinjtë kryesisht, has një tjetër handikap ligjor dhe më...

Planet Vendore për Rininë

Morëm pjesë në takimin e organizuar nga CRCA/ECPAT Shqipëri me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe...

Si të arrijmë krijimin e “Lidershipit Rinor” (Rishikimi i Ligjit për Rininë I)

Miratimi i Ligjit për Rininë, miratuar në vitin 2019 (Ligji Nr. 75/2019 “Për Rininë”) përcakton detyrat e ministrisë...