Më datë 11.07.2020 tek “Sheshi i Trëndafilave”, i kthyer tashmë në një atraksion turistik me shumë vlerë për qytetin e Pogradecit, u zhvillua një mbrëmje poetike e titulluar “Mund pa fund për art magjie”. Një gërshetim vargjesh me ngjyra jete dhe dashurie, nën hijeshinë e liqerit, e shoqëruar me muzikë në sfond. Kjo performancë ishte e ndarë në dy blloqe poezish, midis të cilave ishte edhe një vijë melodike. Pjesëmarrës ishin jo vetëm aktorët e Qendrës Kulturore, por edhe një grup nxënësish nga gjimnazet e Pogradecit. Publiku pogradecar dhe vizitorët e shumtë në qytet, shijuan për gati 45 minuta këtë performancë. Përgatitjet për mbrëmjen zgjatën 2 javë dhe njoftimi për të u bë në faqen zyrtare të Qendrës. Këto mbrëmje, e të tjera shfaqje artistike do të na shoqërojnë gjatë ditëve të verës në këtë shesh, ku ndërthuren këndshëm aroma e trëndafilave me magjinë e liqenit.
Gazetare: Sara Basha
Korrik – Gusht 2020