Pritshmëritë, ndryshimet që do të pasojnë situatën e COVID – 19 Tashmë prej disa ditësh Pogradeci është përfshirë në hartën e qyteteve të gjelbëra, por ende nuk ka një datë nga qeveria se kur do të lejohet frekuentimi i plazheve. Megjithatë në Pogradec po bëhen përgatitjet që gjithçka të jetë gati për të filluar sezonin turistik. Bashkia Pogradec vijon me marrjen e masave për mbarëvajtjen e sezonit veror, masa të përcaktuara që kanë të bëjnë me: 1. distancimin në plazhe, 2. vendosjen e çadrave në distancë, 3. funksionimi i beach bareve i cili mbetet ende një informacion në kaos. Vijojnë përgatitjet për sezonin turistik përfshirë këtu: 1. Ndërtimi i trotuarit të ri tek rezidencat qeveritare; 2. Sheshi i trëndafilave; 3. Pastrimi dhe sistemi i infrastrukturës në zona të ndryshme të qytetit etj. Këtë vit, Pogradeci pritet që të jetë një nga destinacionet më të frekuentuara nga turistët vendas si dhe nga turistët e huaj, jo vetëm se Pogradeci vazhdon të ruajë parametrat si zonë e gjelbër, por edhe për vetë bukuritë që i ka falur natyra. Të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në sektorin hoteleri – turizëm kanë bërë dezinfektimin e ambienteve dhe janë në pritje të turisteve. Ashtu si çdo vit, edhe këtë vit Pogradeci do të ofrojë një turizëm shumë të mirë për ata të cilët do të zgjedhin Pogradecin si destinacionin e tyre turistik.
Gazetar: Sardi Koçi
Maj – Qershor 2020