-1.3 C
Pogradec

Pogradeci, zonë e gjelbër

Masat që do të lirohen, kufizimet, bizneset që lejohen Pogradeci, për fat të mirë, nuk pati asnjë rast të konfirmuar me të infektuar nga virusi, prandaj edhe ka qenë gjithmonë një zonë e gjelbër, e cila i jep shumë avantazhe qytetit ndër të cilat ka qenë edhe lehtësimi i masave para qyteteve të tjera me raste aktive me Koronavirus. Në qytet që nga 27 prilli automjetet dhe këmbësorët kanë lëvizur pa autorizim me kushtin që maksimumi i personave në të njëjtën makinë të jetë dy, në fashën orare 09:30 deri në 17:30. Pensionistët kanë lëvizur normalisht në këmbë deri në orën 08:30, përveç personave që kanë autorizim për punë. Frekuentimi i zonave të populluara dhe parqeve publike është i ndaluar. Për sa i përket bizneseve, hapen nën masa strikte distancimi social, bizneset me pakicë në dyqane të specializuara ose jo, taksitë, tregtia me pakicë e mobileve dhe pajisjeve të ndriçimeve, tregtia e sendeve për bimë dhe kafshë shtëpiake, shtëpitë disko grafike, tregtitë e pajisjeve elektroshtëpiake dhe pajisjeve të sigurisë. Stafi i gazetës “Letër e Hapur”, përpiloi një sondazh lidhur me aktivitetin e qytetarëve gjatë ditëve të karantinës. Në sondazh morën pjesë rreth 400 persona, 83.3% janë shprehur se kanë zbatuar me rigorozitet rregullat e karantinimit. Në rrethin e Pogradecit, nuk ka patur asnjë të infektuar me Covid-19 dhe faktor i rëndësishëm për këtë fakt ka qenë respektimi i masave të vendosura. Shpresojmë që shifrat të jenë bazuar mbi sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin dhe jo frikën. -Lirimi i kufizimeve të tjera priten të ndodhin në në vijim.

Gazetar: Laert Liçkollari

Maj – Qershor 2020

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Eksodi i të rinjve

Rinia po përballet çdo ditë me sfida gjithmonë e më të vështira, dy prej të cilave janë jetesa...

Premtim i mbajtur

Në Janar kur shkuam tek familja Teço, në fshatin Niçë, pata mundësinë për të „vizituar“ shkollën e fshatit...

Jeta pas lufte!

Si vazhdohet jeta pas një lufte civile? Naphtali Gideon, nga Sudani Jugor, është një nga alumni-t e IAL...

Zhvillohet për herë të parë “Tregu i Fermerëve” në Buçimas, Pogradec (intervistë me z. Samuel Geiger)

Nis për herë të parë Tregu i Fermerëve në Pogradec, ideuar dhe organizuar nga Fondacioni Nehemiah Gateway Albania...