4 C
Pogradec

Intervistë me znj. Shpresa Blacëri Risitë e Këshillit Bashkiak në ndihmë të qytetarëve

Ndër nismat e marra së fundmi nga Këshilli Bashkiak, është hapja e një dyqani me prodhime artizanale dhe produkte të ndryshme ushqimore, ku protagonistë do të jenë gratë në asistencë të rrethit të Pogradecit. Kjo ide, lindi pasi Këshilli Bashkiak mori pjesë në një trajnim 1-javor, dhe në përfundim të tij, menduan se si mund të ndihmonin gratë në nevojë, nëpërmjet një fondi të cilin këshilli e kishte miratuar për këto gra. Ngritja e një dyqani me punime artizane të grave në nevojë që punojnë në shtëpi, ishte diçka konkrete dhe e re për të cilën janë dashur disa muaj punë. Ashtu si çdo rrugë e pashkelur edhe kjo ide, kishte vështirësitë e veta, megjithatë me punën e pesë këshilltarëve dhe mbështetjen e Bashkisë, mund të themi se së shpejti projekti do të vihet në jetë. Puna filloi dy muaj më parë, duke bërë një listë të grave në asistencë, që janë të gatshme të punojnë dhe të cilat do të jenë pjesë e dyqanit.

Pasi masat e COVID-19 u lehtësuan, janë bërë tre takime me këto gra ku është diskutuar çdo detaj në lidhje me këtë projekt dhe një ndër kërkesat ishte pajisja me bazë materiale. Zonja Shpresa Blacëri, e cila është marrë me organizimin e gjithë kësaj ideje, shprehet për gazetarët e gazetës “Letër e Hapur”, se puna është drejt fundit dhe pritet që së shpejti të inaugurohet hapja e dyqanit, i cili do të ndodhet në rrugën “Naim Frashëri”, në mënyrë që të gjithë të kenë akses dhe të jetë sa më e dukshme për qytetarët dhe jo vetëm. Tashmë, duket se ka ardhur koha për t’u dhënë njerëzve një mundësi, ku me anë të punës të rrisin të ardhurat e tyre ekonomike, gjë e cila është qëllimi kryesor i kësaj nisme.

Kjo risi për qytetin tonë, është gjithashtu një shembull që duhet të ndiqet edhe nga qytetet e tjera, pasi në këtë rast këshilli ka menduar dhe bërë diçka konkrete për qytetarët, e në rastin në fjalë, për gratë me ndihmë ekonomike. Kjo iniciativë, është përballur me pengesa të ndryshme dhe ndoshta do të vazhdojë të përballet, por me vullnetin dhe dëshirën e mirë, gjithçka mund të realizohet, sigurisht edhe me ndihmën e aktorëve të tjerë si shoqata “SHGPAZ -Dega Pogradec” dhe Bashkia Pogradec. Gjërat e bukura marrin kohë dhe ndeshen me të papritura, por kjo vlen totalisht kur rezultati sjell sukses dhe objektivi është pozitiv.

Gazetare: Klea Kodra

Korrik – Gusht 2020

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Eksodi i të rinjve

Rinia po përballet çdo ditë me sfida gjithmonë e më të vështira, dy prej të cilave janë jetesa...

Premtim i mbajtur

Në Janar kur shkuam tek familja Teço, në fshatin Niçë, pata mundësinë për të „vizituar“ shkollën e fshatit...

Jeta pas lufte!

Si vazhdohet jeta pas një lufte civile? Naphtali Gideon, nga Sudani Jugor, është një nga alumni-t e IAL...

Zhvillohet për herë të parë “Tregu i Fermerëve” në Buçimas, Pogradec (intervistë me z. Samuel Geiger)

Nis për herë të parë Tregu i Fermerëve në Pogradec, ideuar dhe organizuar nga Fondacioni Nehemiah Gateway Albania...