KRP në Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve

Ne të rinjtë kemi gjithmonë ide të reja dhe gjithmonë mundohemi të gjejmë mundësite për t’i realizuar ato. 12 gushti, si dita ndërkombëtare e të rinjve, na gjeti me një organizim ndryshe. Në këtë ditë, ne shpalosëm rrugëtimin tonë përgjatë 10 muajve të mbushur plot me aktivitete, organizime dhe arritje të shumta, e gjitha kjo e përmbledhur në 1 video të shkurtër disa minutëshe. Secili prej të rinjve pjesëmarrës, u përpoq që shkurtimisht të prezantonte aktivitetet për të pranishmit, në mënyrë që ata të kuptonin se çfarë ne bëjmë konkretisht.

Pranë nesh u gjendën përfaqësues nga Bashkia Pogradec, konkretisht znj.Entela Gusho, nënkryetare e Bashkisë dhe znj. Loridela Beqari, drejtoreshë e TKR, si dhe z.Dorian Leka, Drejtues i SSO, pranë Nehemiah Gateway University. Ata përgëzuan dhe shfaqën vlerësim për punën që të rinjtë e Këshillit Rinor kanë realizuar, duke u dhuruar një certifikatë dhe një trofe. Gjithashtu të pranishëm ishin dhe media lokale SOT 7, e cila intervistoi 2 të rinj lidhur me ditën e sotme, si kemi arritur deri këtu, etj. Me mbështetjen e anëtarëve të qeverisjes lokale, por edhe të shoqërisë civile, ne premtuam realizimin e aktiviteteve të tjera që kanë në fokus të rinjtë dhe zhvillimin e tyre. Vlen të theksohet se i gjithë ky organizim u realizua në zbatim rigoroz të masave ndaj Covid-19 të vendosura nga qeveria.

Gazetare: Vikena Hoxhallari

Korrik – Gusht 2020

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Dashuri – Respekt- Mirënjohje (Dita Kombëtare e Mësuesit)

Fjalët nuk mjaftojnë kurrë për të shpërfaqur mirënjohjen e merituar për mëkuesit e dijes, mësuesit tanë të dashur...

Dashuri – Respekt – Mirënjohje (Dita Kombëtare e Mësuesit)

Fjalët nuk mjaftojnë kurrë për të shpërfaqur mirënjohjen e merituar për mëkuesit e dijes, mësuesit tanë të dashur...

Vip Talk & Share, Edicioni III

Një ndër aktivitetet e përvitshme të organizuara nga Këshilli Rinor Pogradec, është aktiviteti Vip Talk & Share, edicioni...

Konkursi & Ekspozita “KUQEZI”

Edhe pse në kushte të vështira atmosferike realizohet me sukses konkursi dhe ekspozita “KUQEZI”, në datën 29 nëntor...