30 C
Pogradec

Nuk është e thënë që gjithmonë të bëjmë gjëra të mëdha për të qenë bamirës, por ka vlerë të madhe edhe të bërit gjëra të vogla me bujari të madhe

Bethania School në Kemondo është një institucion arsimor bashkëudhëtar dhe partner me Nehemiah Gateway, për t’i ardhur në ndihmë arsimimit në vendet në zhvillim. Në këtë shkollë ushtrojnë profesionin e tyre me dhjetra mësues, të cilët nuk po shpërblehen për shërbimin e tyre, për shkak të problemeve ekonomike me të cilat është përballur vendi. Duhet të theksojmë se viti shkollor në Tanzani është i shtrirë në periudhën janartetor. Për shkak të pandemisë botërore të COVID-19, shkollat në të gjithë Tanzaninë u mbyllën për një periudhë disa mujore. Por, edhe pas rihapjes së tyre, problemet ekonomike vazhdojnë të pengojnë procesin mësimor, pasi shkollat nuk janë në gjendje të paguajnë rrogat e mësuesve, si rasti i Bethania School.

Shifrat për të cilat bëhet fjalë fillojnë nga 12.500€ për të mbuluar pagat mujore. Për t’i ardhur në ndihmë “Bethania School”, NG ka themeluar një fond dhurimi për të gjithë ata që janë të interesuar të ndihmojnë në kauzën e lartpërmendur. Detajet e llogarisë bankare do t’i gjeni të përfshira në formularin e mëposhtëm: https://www.nehemiah-gateway.al/en/get-involved/ donate?neues-spendenformular-3821/spende Le të tregojmë bujarinë tonë, pavarësisht mundësive, për t’u renditur përkrah me dashamirësit e arsimit, përtej kufijve tanë, por për të mirën e përgjithshme

Gazetare: Elia Meçi

Korrik – Gusht 2020

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Nisin aplikimet e bursës akademike “Jorgji Jajçari”

Ndër bursat e shumta që akordohen nga Bashkia Pogradec, Zyra Vendore Arsimore dhe Ministria e Arsimit, etj, nëpërmjet...

Discover Pogradec, një mundësi për të eksploruar Pogradecin

“Discover Pogradec” është një nismë e ndërmarrë nga z. Gani Bego, me qëllim promovimin e qytetit të Pogradecit...