30 C
Pogradec

Rikonstituimi i KRP për vitin 2023/2024

Në një ngjarje solemne të zhvilluar në sallën e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, Këshilli Rinor Pogradec (KRP) ka rikonstituuar veten me një entuziazëm dhe angazhim të palëkundur. Kjo ngjarje ka nxjerrë në pah veprimtarinë e suksesshme të deritanishme, duke u shndërruar në një model aktivizimi për të rinjtë pogradecarë.

Prezantimi i veprimtarisë së Këshillit Rinor Pogradec nga koordinatorët

Koordinatorja e KRP, Klea Gjika, ndau një retrospektivë të punës së KRP në vite, duke theksuar ndikimin e tyre të dukshëm në të kaluarën. Ajo vuri në dukje projektet e suksesshme që kanë ndihmuar rininë e Pogradecit të zhvillohet dhe të kontribuojë në komunitetin e tyre. Klea bëri thirrje për bashkëpunim dhe angazhim të ndërgjegjshëm të të gjithë anëtarëve të KRP për të përmirësuar edhe më tej komunitetin.

Koordinatorja e KRP, Klea Gjika, duke shpalosur një retrospektivë të punës së KRP në vite

Ndërkohë, koordinatorja tjetër e KRP, Vanesa Çela, shpalosi një plan të strukturuar të veprimtarisë se KRP për vitin 2023-2024. Plani përfshinte një gamë të gjerë të aktiviteteve që synojnë të përqendrohen tek arsimi, kultura, arti dhe integrimi i rinisë në jetën e komunitetit. Vanesa shprehu bindjen se këto projekte do të ndikojnë pozitivisht në rritjen dhe zhvillimin e rinisë së Pogradecit.

Koordinatorja e KRP, Vanesa Çela, duke prezantuar planin e strukturuar të veprimtarisë se KRP për vitin 2023-2024

Për të përforcuar zërin e rinisë dhe për të shpërndarë informacionin e rëndësishëm për komunitetin, kryeredaktorja e gazetës rinore “Letër e Hapur,” Ilva Meçi, prezantoi punën e redaksisë së gazetës. Ajo tregoi rolin kritik që gazeta ka në komunikimin dhe ndikimin e rinisë dhe përsëriti angazhimin për të mbështetur çështje të ndryshme që interesojnë komunitetin e tyre, duke promovuar edhe të rinjtë e talentuar nëpërmjet rubrikës PRO-Art.

Ilva Meçi, kryeredaktore e Gazetës Rinore “Letër e Hapur”, duke përcjellë ndrzshimet e fundit në formatin e gazetës dhe publikimet e reja

Gjatë këtij eventi ishin të pranishëm 32 persona, prej të cilëve 29 janë anëtarë të përzgjedhur të KRP nga shkollat e mesme të rrethit të Pogradecit. Kryetarja e Këshillit Bashkiak, znj. Manjola Kamolli, e cila njëkohësisht mban edhe postin e zv/Drejtores Ekzekutive të Fondacionit Nehemiah Gateway Albania, u shpreh se “Përgëzoj KRP për angazhimin e tyre dhe ju premtoj se dera e Këshillit Bashkiak do të jetë gjithmonë e hapur, si në përfaqësimin tuaj nëpërmjet këshilltarëve të rinj, por edhe si sallë për të zhvilluar aktivitetet tuaja sa herë që t’ju nevojitet. Ndërkohë, si zv/Drejtore e NG Albania, së bashku me zv/Drejtorin tjetër z. Samuel Geiger dhe Drejtoren Ekzekutive znj. Herolinda Shkullaku e kemi ndjekur me kujdes çdo hap të zhvillimit të KRP, që nga themelimi në vitin 2019 dhe do të vijojmë me mbështetjen tonë në funksion të një qytetarie rinore aktive në Pogradec”.

Znj. Manjola Kamolli, Kryetare e Këshillit Bashkiak, njëkohësisht edhe zv/Drejtore Ekzekutive e Fondacionit Nehemiah Gateway Albania gjatë fjalës përshëndetëse

Përgjegjësja e Qendrës Rinore pranë Bashkisë së Pogradecit, znj. Julika Gjyla, pasi ndau me të pranishmit rrugëtimin e përbashkët për ngritjen dhe funksionimin e Qendrës Rinore, tha: “Ne kemi bashkëpunuar qysh në ngritjen e Këshillit Rinor Pogradec dhe do të vijojmë bashkëpunimin dhe mbështjen për KRP, duke bërë një apel për të gjithë të rinjtë, sepse aktivitetet tona janë të shumta dhe mjafton të duan të përfshihen”.

Znj. Julika Gjyla, Përgjegjëse e Qendrës Rinore pranë Bashkisë Pogradec gjatë fjalës përshëndetëse

Aktiviteti u përmbyll nga themeluesi dhe koordinatori lokal z. Dorian Leka, duke përgëzuar të gjithë të rinjtë e shtuar rishtazi në anëtarësinë e KRP, duke ju thënë se në ditët në vijim do të publikohen njoftimet dhe procedurat e riorganizimit të Komitetit Organizativ të KRP dhe regjistrimi i gazetarëve të rinj pranë gazetës rinore “Letër e Hapur”.

Z. Dorian Leka, Themelues/Koordinator i KRP, duke bërë apel për promovimin e punës së KRP, si nga anëtarësia, po ashtu edhe nga institucionet mbështetëse

Gazetare: Maria Balliu

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Ejani, udhëtim me të ardhmen: Për Pogradecin e pastër (transkriptim i edicionit të Radio Ejani, Nov. 11. 2023)

Një mendje e ndritur ka thënë se rinia i ka të pastra qëllimet dhe ndjenjat e saj. Radio...

Informacion, mirënjohje dhe falënderime (Dita e Punëtorëve)

Këshilli Rinor Pogradec, me rastin e "1 Majit", ka zgjedhur të urojë të gjithë lexuesit e Gazetës Rinore...

Legjendat e Gjolit – Aty ku e shkuara i flet të tashmes

Bashkëpunimet e Këshillit Rinor Pogradec kanë qenë të larmishme ndër vite, por nuk e hiperbolizoj aspak kur shprehem...

Ngritja e GLR – Zjarri nis me një shkëndijë!

Unë kam qenë që në fillimet e ngritjes së GLR Vorë dhe më pëlqeu angazhimi vullnetar, sepse e...