Dashuri – Respekt- Mirënjohje (Dita Kombëtare e Mësuesit)

Fjalët nuk mjaftojnë kurrë për të shpërfaqur mirënjohjen e merituar për mëkuesit e dijes, mësuesit tanë të dashur dhe të palodhur, që zënë vend në përditshmërinë tonë me fjalë diturie dhe gdhendin gjurmë të thella, duke reflektuar në zgjedhjet e ardhmërisë për secilin nga ne. Ndaj, e nisim këtë artikull nën moton “Dashuri – Respekt – Mirënjohje”.

Si çdo vit, me rastin e Ditës Kombëtare të Mësuesit, me mbështetjen financiare të Fondacionit ‘Nehemiah Gateway Albania’, me miratimin e Zyrës Arsimore Vendore Pogradec dhe në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec, uruam mësuesit e shkollave të mesme në Pogradec në një formë ndryshe, me foto të çastit të tyre bashkë me nxënësit, si kartolinë dhe mbishkrimin ‘‘Gëzuar 7 Marsin’’, duke vlerësuar kontributin që japin ndër vite për edukimin dhe mirërritjen e brezave. Ndërsa, për drejtoritë e shkollave, i njëjti urim u dhurua në një mbajtëse druri në formë pende me mbishkrim të personalizuar dhe stilolaps.

Foto-album gjatë aktivitetit në shkolla

 

Me këtë aktivitet traditë, prej 5 vitesh radhazi, arrihen të paktën 7 shkolla të qytetit dhe rrethinave, rreth 200 – 260 mësues dhe drejtoritë respektive, duke përfshirë edhe institucionet që kanë për detyrë funksionale përkujdesjen dhe shërbimin ndaj institucioneve arsimore.

Ndër shkollat përmendim:

  1. Gjimnazi “Muharem Çollaku”, Pogradec;
  2. Gjimnazi “Gjergj Pekmezi”, Pogradec;
  3. Shkolla Teknike Profesionale “Enver Qiraxhi”, Pogradec;
  4. Gjimnazi “14 Engjëjt”, Buçimas;
  5. Shkolla “Nehemia”, Buçimas;
  6. Shkolla “Amaro Tan”, Pogradec;
  7. Gjimnazi “Qemal Bazelli”, Çërravë;
  8. Gjimnazi “Dëshmorët e Pojskës”, Udënisht


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Dashuri – Respekt – Mirënjohje (Dita Kombëtare e Mësuesit)

Fjalët nuk mjaftojnë kurrë për të shpërfaqur mirënjohjen e merituar për mëkuesit e dijes, mësuesit tanë të dashur...

Vip Talk & Share, Edicioni III

Një ndër aktivitetet e përvitshme të organizuara nga Këshilli Rinor Pogradec, është aktiviteti Vip Talk & Share, edicioni...

Konkursi & Ekspozita “KUQEZI”

Edhe pse në kushte të vështira atmosferike realizohet me sukses konkursi dhe ekspozita “KUQEZI”, në datën 29 nëntor...

Natyra nuk del kurrë nga moda

Liqeni i Ohrit dhe gadishulli i Linit janë mikpritësit e parë të çdo turisti sapo kalon Qafë Thanën....