5 C
Pogradec

Të rinjtë e papunë në Pogradec, statistika dhe mundësi

Në një intervistë me z. Drini Xhemollari, rreth punësimit të të rinjve, ai u shpreh se qyteti i Pogradecit mban rekord për nga përmirësimi i nivelit të punës, si me të rinj, ashtu edhe me të rritur, kryesisht në sektorin privat. Përqindja për nga përmirësimi i nivelit të punësimit në shkallë republike, e radhit Zyrën e Punës Pogradec të katërtën. Ai u shpreh se zyra e punës në Pogradec ka shumë hapësira punësimi, sidomos për pjesën e të rinjve, të cilët janë të interesuar për t’u punësuar në sektorin privat, kryesisht në pjesën e tyrizmit. Kjo, sepse turizmi është një nga sektorët kryesor i cili ofron më shumë vende pune për të rinjtë, por është edhe pjesa me më shumë interes nga ana e punëkërkuesve. Kjo, sepse ka edhe një numër të konsiderueshëm subjektesh private.

“Ne si zyrë pune, bashkë me shkollën Profesionale dhe Drejtorinë Rajonale Profesionale bëjmë të mundur kualifikimin e të rinjve në punë, kryesisht në bare, restorante, hoteleri dhe turizem”- u shpreh Drejtori i ZP. Ai gjithashtu, shpjegoi edhe hapat që një student pas mbarimit të shkollës apo kursit profesional duhet të ndjekë për t’u punësuar – “Pas kualifikimit që bëjnë nëpër kurse profesionale, nxënësit vijnë menjëherë dhe këkojnë punë. Ne si zyrë, bëjmë të mundur kontaktin e subjektit privat i cili disponon hapësira punësimi si banakier, kuzhinier, recepsionist, dhe shumë të tjera, me punëkërkuesin.

Këto janë hapësira që kërkohen nga të rinjtë, por që zgjidhen në momentin e vakancave që subjektet private disponojnë në zyrën e punës, për persona që ata kërkojnë ti punësojnë. Kurset profesionale që zhvillojmë si zyrë, në bashkëpunim me shkollën profesionale në Pogradec, qoftë edhe me Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional, janë kurse të cilat karikojnë tregun e punës me persona të kualifikuar dhe të gatshëm për të marrë një pozicion pune në sektorin privat’’.

Gazetare: Sindi Pengu

Korrik – Gusht 2020

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Eksodi i të rinjve

Rinia po përballet çdo ditë me sfida gjithmonë e më të vështira, dy prej të cilave janë jetesa...

Premtim i mbajtur

Në Janar kur shkuam tek familja Teço, në fshatin Niçë, pata mundësinë për të „vizituar“ shkollën e fshatit...

Jeta pas lufte!

Si vazhdohet jeta pas një lufte civile? Naphtali Gideon, nga Sudani Jugor, është një nga alumni-t e IAL...

Zhvillohet për herë të parë “Tregu i Fermerëve” në Buçimas, Pogradec (intervistë me z. Samuel Geiger)

Nis për herë të parë Tregu i Fermerëve në Pogradec, ideuar dhe organizuar nga Fondacioni Nehemiah Gateway Albania...