4.5 C
Pogradec

Të gjesh një familje “ne gjermani”

Qani Torra është një 78 vjeçar shumë i lezetshëm, një notar që nuk njeh stinë dhe shumë besnik i qytetit të Pogradecit; një burrë me një palë syze optike të lidhura me llastik pas koke, që gjithmonë me kujton Dustin Hoffman tek roli i tij nē filmin “Papillion”, për ata që e kanë parë.

Qaniu vjen nga fshati Velçan, në zonën e Mokrës, rrethi Pogradec dhe ka patur vetëm një vëlla, i cili është ndarë nga jeta. Nëna e tij, gjithashtu, është ndarë nga jeta kur ai ishte vetëm i mitur dhe babai i tij u martua përsëri, krijoji një familje të re, por për Qaniun nuk u gjet një vend në familjen e re dhe kështu, ai kaloi në hije, i vetëm, njeri pa njeri në këtë botë.

Momenti që Qaniu të krijonte familjen e tij erdhi, por edhe në atë moment aq të bukur dhe të shumëpritur, ai ngeli i vetëm, pasi vëllai i tij nuk e mbështeti dhe martesa e tij u prish. Duke ngelur përsëri i vetëm në këtë botë, me zemër të thyer. Ai la pas jetën në fshatin e tij të dashur dhe u largua për një jetë “më të mirë” në Pogradec, aty ku edhe punoi për 17 vite me rradhë në hekurudhë. Jeta u duk sikur mori një drejtim të mirë për të.

Ndryshimi i sistemit solli ndryshime të mëdha edhe për jetën e Qaniut, në fillimet e viteve 90, ku gjithçka u shkatërrua në Shqipëri, Qaniu ngeli pa punë dhe pa shtëpi, përsëri në  qiell të hapur. Por, Perëndia kishte të tjera plane për jetën e tij, në atë kohë ai u njoh me Nehemiah Gateway Albania dhe që nga ai moment e deri më sot ai gjeti shtëpinë e tij “ne gjermani”, siç i themi këtej nga Pogradeci. Kur e pyet Qaniun për atë moment ai përgjigjet: “Ohuuuuu kam që në vitet 90 kur fillova të rrija rrugëve. Këtu kam ngrënë bukë gjithmonë, se asnjë nuk më ka dashur, kam qenë fukara.”

Qaniu në ambientet e Shkollës “Amaro Tan”, duke kaluar kohën e lirë me miqtë e tij

Kanë kaluar mbi 30 vite tashmë dhe Qaniu viziton çdo ditë shkollën “Amaro Tan”. Ai është pjesë e grupit të të moshuarve tek programi i Mencës, ku marrin vaktin e ushqimit ditor dhe ku kalojnë kohën e lirë, duke luajtur domino apo shah; kanë takimet e tyre shpirtërore, që drejtohen nga Andy dhe Gian Paul Ardüser. Qaniu është në shtëpinë e tij tashmë.

Qaniu në një drekë të organizuar nga programi i Mencës, mbështetur nga Shkolla “Amaro Tan”. Ditëlindjet apo festat familjare shpesh festohen mes miqsh dhe janë 100% të financuara nga programi i Mencës

Menca apo “Soup Kitchen” është një program i “heshtur” i shkollës “Amaro Tan”, por kaq domethënës dhe jetëndryshues për shumë nga anëtarët e tij, si Qaniu. Ne duam të besojmë që këto programe nuk janë më të nevojshme në komunitetin tonë, në vitin 2023, në një moment ku po përgatitemi për Evropën dhe mos më keqkuptoni është ashtu, por ja që fatkeqësisht, njerëz si Qaniu apo miqtë e tij që janë pjesë e këtij programi duhen ushqyer, duhen marrë nën përkujdesje dhe duhen trajtuar si anëtarë aktivë dhe të rëndësishëm të komunitetit tonë.
(nëse dëshironi më shumë informacion mbi këtë program apo Fondacionin NG Albania mund të vizitoni faqen https://www.nehemiah-gateway.al)

Artikull nga Eri Geiger, Fondacioni “NG Albania”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Eksodi i të rinjve

Rinia po përballet çdo ditë me sfida gjithmonë e më të vështira, dy prej të cilave janë jetesa...

Premtim i mbajtur

Në Janar kur shkuam tek familja Teço, në fshatin Niçë, pata mundësinë për të „vizituar“ shkollën e fshatit...

Jeta pas lufte!

Si vazhdohet jeta pas një lufte civile? Naphtali Gideon, nga Sudani Jugor, është një nga alumni-t e IAL...

Zhvillohet për herë të parë “Tregu i Fermerëve” në Buçimas, Pogradec (intervistë me z. Samuel Geiger)

Nis për herë të parë Tregu i Fermerëve në Pogradec, ideuar dhe organizuar nga Fondacioni Nehemiah Gateway Albania...