5 C
Pogradec

Dashuri – Respekt – Mirënjohje (Dita Kombëtare e Mësuesit)

Fjalët nuk mjaftojnë kurrë për të shpërfaqur mirënjohjen e merituar për mëkuesit e dijes, mësuesit tanë të dashur dhe të palodhur, që zënë vend në përditshmërinë tonë me fjalë diturie dhe gdhendin gjurmë të thella, duke reflektuar në zgjedhjet e ardhmërisë për secilin nga ne. Ndaj, e nisim këtë artikull nën moton “Dashuri – Respekt – Mirënjohje”.
Si çdo vit, me rastin e Ditës Kombëtare të Mësuesit, me mbështetjen financiare të Fondacionit ‘Nehemiah Gateway Albania’, me miratimin e Zyrës Arsimore Vendore Pogradec dhe në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec, uruam mësuesit e shkollave të mesme në Pogradec në një formë ndryshe, me foto të çastit të tyre bashkë me nxënësit, si kartolinë dhe mbishkrimin ‘‘Gëzuar 7 Marsin’’, duke vlerësuar kontributin që japin ndër vite për edukimin dhe mirërritjen e brezave. Ndërsa, për drejtoritë e shkollave, i njëjti urim u dhurua në një mbajtëse druri në formë pende me mbishkrim të personalizuar dhe stilolaps.

Gjatë shpërndarjes së foto-kartolinave dhe dhuratave me rastin e 7 Marsit në gjimnazin “Gjergj Pekmezi”

Me këtë aktivitet traditë, prej 5 vitesh radhazi, arrihen të paktën 7 shkolla të qytetit dhe rrethinave, rreth 200 – 260 mësues dhe drejtoritë respektive, duke përfshirë edhe institucionet që kanë për detyrë funksionale përkujdesjen dhe shërbimin ndaj institucioneve arsimore.

Gjatë shpërndarjes së foto-kartolinave dhe dhuratave me rastin e 7 Marsit në gjimnazin “Muharrem Çollaku”

Ndër shkollat përmendim:

  1. Gjimnazi “Muharem Çollaku”, Pogradec;
  2. Gjimnazi “Gjergj Pekmezi”, Pogradec;
  3. Shkolla Teknike Profesionale “Enver Qiraxhi”, Pogradec;
  4. Gjimnazi “14 Engjëjt”, Buçimas;
  5. Shkolla “Nehemia”, Buçimas;
  6. Shkolla “Amaro Tan”, Pogradec;
  7. Gjimnazi “Qemal Bazelli”, Çërravë;
  8. Gjimnazi “Dëshmorët e Pojskës”, Udënisht;
  9. IAL “Nehemiah Gateway”, Buçimas

Duke përfshirë këtu edhe institucionet zyrtare dhe OJF mbështetëse si:

  1. Zyra Vendore Arsimore Pogradec;
  2. Qendra Arsimore;
  3. Bashkia Pogradec;
  4. Fondacioni “Nehemiah Gateway Albania”
Gjatë shpërndarjes së foto-kartolinave dhe dhuratave me rastin e 7 Marsit në shkollën teknike profesionale “Enver Qiraxhi”
Gjatë shpërndarjes së foto-kartolinave dhe dhuratave me rastin e 7 Marsit në shkollën “14 Engjëjt”, shkollën “Qemal Bazelli” dhe shkollën “Dëshmorët e Pojskës”

Mësuesit dhe drejtorët përgëzuan faktin që i kujtojmë çdo vit në këtë festë dhe gjithmonë në një formë ndryshe. “Ju lumtë të rinjtë e Këshillit Rinor Pogradec që na kujtoni çdo vit dhe me risi në dhuratat tuaja plot simbolikë” – u shpreh znj. Elona Rira, Drejtore e shkollës “Nehemia”, Buçimas.

Gjatë shpërndarjes së foto-kartolinave dhe dhuratave me rastin e 7 Marsit në shkollën “Nehemia”, shkollën “Amaro Tan”, IAL “Nehemiah Gateway”, Zyrën Vendore Arsimore Pogradec, Qendrën Arsimore, Bashkia Pogradec dhe Fondacionin Nehemiah Gateway Albania

“Dëshiroj të falënderoj Këshillin Rinor Pogradec, për kujtesën e përvitshme, lidhur me nderimin dhe respektimin e figurës së mësuesit. Pavarësisht se unë jam i shkëputur tashmë prej vitit 2019 nga sistemi arsimor, ndihem ende mësues dhe e vlerësoj shumë iniciativën tuaj. Ju falënderoj shumë dhe ju uroj punë të mbarë dhe suksese në vijimësi!”uroi z. Andi Kosta, mësues, aktualisht ushtron pozicionin e Këshilltarit të Kryetarit për Marrëdhëniet me Jashtë në Bashkinë e Pogradecit.

Duke falënderuar edhe njëherë përzemërsisht Fondacionin “Nehemiah Gateway Albania”, që bën të mundur realizimin e ideve tona në këtë ditë të veçantë për mësuesit tanë të dashur, por edhe për bashkëpunimin e Bashkisë Pogradec dhe Zyrës Vendore Arsimore Pogradec, moto-urimi ynë për të gjithë është: Dashuri – Respekt – Mirënjohje!

Gazetare: Maria Balliu

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Vip Talk & Share, Edicioni III

Një ndër aktivitetet e përvitshme të organizuara nga Këshilli Rinor Pogradec, është aktiviteti Vip Talk & Share, edicioni...

Konkursi & Ekspozita “KUQEZI”

Edhe pse në kushte të vështira atmosferike realizohet me sukses konkursi dhe ekspozita “KUQEZI”, në datën 29 nëntor...

Natyra nuk del kurrë nga moda

Liqeni i Ohrit dhe gadishulli i Linit janë mikpritësit e parë të çdo turisti sapo kalon Qafë Thanën....

Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë. (Konfuci)

Si çdo vit, Këshilli Rinor Pogradec uron mësuesit e qytetit të Pogradecit në një formë të veçantë. Këtë...