-1.3 C
Pogradec

Këshilli Rinor Pogradec

Këshilli Rinor Pogradec është një organizatë rinore, në kuadër të aktivizmit dhe përfaqësimit të të rinjve në vendimmarrje, e ngritur me mbështetjen e Bashkisë Pogradec, USAID-it, Nehemiah Gateway University dhe Shoqatës Unë, Gruaja. Çdo shkollë përfaqësohet në këshill nga 5 senatorë në rrethin e Pogradecit, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në mbledhje.
18.02.2019
Në mbledhjen e parë të Këshillit të rinjtë u njohën me njëritjetrin, u diskutua përzgjedhja e koordinatorëve dhe prezantimi i objektivave që synon të përmbushë organizata rinore. Në këtë takim senatorët u njohën me detyrën e parë si pjesëtarë të KRP, “Krijimi i qytetit ideal”.
16.11.2019
Në mbledhjen e dytë të zhvilluar në ambientet e NEHEMIA Gateway University, u diskutua rreth detyrës së dhënë, mbi paqartësitë dhe pikëpyetjet e ngritura gjatë punës individuale. Çdo grup prezantoi idenë dhe vizionin e tij mbi krijimin e qytetit ideal, u shkëmbyen ide dhe u dhanë sugjerime për vazhdimësinë e punës
08.12.2019
Me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë, Këshilli Rinor Pogradec prezantoi tek Kryesia e Bashkisë “Qyteti ynë ideal”. Idetë e këtij projekti do të jenë në vijimësinë e një projekti të përbashkët ndërmjet USAID-it dhe Bashkisë Pogradec, me qëllim aktivizimin e Qeverive të Nxënësve
15.02.2020 & 29.02.2020
Në këto 2 mbledhje u diskutua mbi hartimin e kalendarit të aktiviteteve dhe u përgatit një plan afatgjatë për aktivitetet në vazhdimësi. Të rinjtë paraqitën ide mbi kategoritë e ndryshme të aktiviteteve duke u bazuar në interesat dhe nevojat e bashkëmoshatarëve. -Në pasditen e takimit të dytë, pas shpalljes së logos më të re të KRP, pjesëtarët organizuan një Movie night argëtues, ku u shkarkua e gjithë lodhja e ditës dhe të rinjtë u njohën më shumë me njëri-tjetrin.
05.04.2020
Të gjithë përfaqësuesit e KRP realizuan një video-mesazh ndërgjegjësues. Kjo video synonte të inkurajonte të gjithë të rinjtë, duke bërë të ditur se ka plot mënyra si mund ta fitojmë këtë betejë edhe nga shtëpitë tona.
17.04.2020 – 03.05.2020
Pandemia nuk i ndaloi mbledhjet, por në ato kushte takimet vazhduan nëpërmjet platformave online. Kështu filloi puna për numrin e parë të gazetës periodike ‘’Letër e hapur’’ në zbatim nga SIG foundation, mbeshtetur financiarisht nga Lëviz Albania, projekt i Agjensisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Pas një trajnimi për ‘’Monitorim, Raportim lajmi dhe Gazetari’’ me profesor Ilir Shytën u zgjodh edhe redaksia e gazetës…

Ky Këshill funksionon i mëvetësishëm, i cili synon të evidentojë problematikat e të rinjve pogradecarë, mundësitë e reja që mund të shfrytëzohen, si dhe identifikimin e një mori çështjesh që kanë shumë rëndësi për aktivizimin rinor në Pogradec.

Gazetare: Dea Xhemollari

Maj – Qershor 2020

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Ejani, udhëtim me të ardhmen: Për Pogradecin e pastër (transkriptim i edicionit të Radio Ejani, Nov. 11. 2023)

Një mendje e ndritur ka thënë se rinia i ka të pastra qëllimet dhe ndjenjat e saj. Radio...

Rikonstituimi i KRP për vitin 2023/2024

Në një ngjarje solemne të zhvilluar në sallën e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, Këshilli Rinor Pogradec (KRP) ka...

Informacion, mirënjohje dhe falënderime (Dita e Punëtorëve)

Këshilli Rinor Pogradec, me rastin e "1 Majit", ka zgjedhur të urojë të gjithë lexuesit e Gazetës Rinore...

Legjendat e Gjolit – Aty ku e shkuara i flet të tashmes

Bashkëpunimet e Këshillit Rinor Pogradec kanë qenë të larmishme ndër vite, por nuk e hiperbolizoj aspak kur shprehem...