Bashkia Pogradec vijon nismën për pastrimin e vijës breg liqenore, jo vetëm zonën nga Vilat e deri në Tushemisht, por tashmë vëmendja është rikthyer edhe në “Plazhin e Uçkave”, vendi që frekuentojnë më së shumti qytetarët edhe pse deri më sot nuk ishte mirëmbajtur. Tani kanë nisur punimet për zgjerimin e kësaj hapësire, e cila po tërheq vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve. Këtë vit Pogradecit iu shtua edhe një tjetër plazh publik. Deri në çeljen e sezonit këto punime do të kenë përfunduar. Gjithashtu Bashkia e Pogradecit dhe Ndërmarrja e Punëve Publike kanë filluar nga puna për pastrimin e zonës së ’Oktapodit’ dhe ish-turizmit të vjetër. Prej vitesh kjo zonë ishte kthyer në zonë grumbullimi mbetjesh inerte, por edhe mbetjesh urbane. Me anë të GSPsë do të bëhet pastrim dhe nivelimi i hapësirës dhe më pas do të mbillet me bar. Një tjetër ndërhyrje e rëndësishme përgjatë shëtitores, është edhe prishja e tualeteve, që aq shumë e prishin panoramën e qytetit, dhe zëvendësimi i tyre me tualete nëntokësore. Në këtë mënyre korrigjohet pamja e shëtitores dhe shtohet hapësira e plazhit publik, duke u kthyer kështu në një panoramë të bukur për turistët dhe qytetarët e Pogradecit.
Maj – Qershor 2020