5 C
Pogradec

Lexuesit më të mirë në Pogradec

(SIG Foundation organizon aktivitetin “Besniku i Librit”)

Një ndër aktivitetet e radhës që ka organizuar SIG Foundation në bashkëpunim me Këshillin Rinor Pogradec është “Besniku i Librit”.

Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me Dr.T.K.R, Bashkinë Pogradec dhe Bibliotekën “Mitrush Kuteli”. Drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit, Kulturës dhe Rinisë, znj. Loridela Beqari u shpreh: “Më vjen shumë mirë që në kuadër të muajit të Bibliotekës zhvillohen aktivitete të tilla, të cilat janë një suport mjaft i mirë përsa u përket të rinjve pogradecarë”. Sot më 13.07.2020 Qendra Kulturore “Lasgush Poradeci” organizoi këtë aktivitet në funksion të projektit “Aktivizimi dhe fuqizimi i të rinjve, për të qenë pjesë e vendimmarrjes lokale, nëpërmjet fjalës së lirë dhe aksionit qytetar”. Aktiviteti kishte për qëllim përzgjedhjen e kartelës më të pasur të Bibliotekës. Komisioni i ngritur për vlerësimin e kartelave fituese përbëhej nga:

  1. Afërdita Duka- Përgjegjëse e Bibliotekës njëkohësisht edhe Kryetare Komisioni
  2. Loridela Beqari- Drejtoreshë e Dr.T.K.R 3. Elia Meçi- Koordinatore e KRP Mosha 15-29 vjeç, kartela në bibliotekë, si edhe përgjigjia saktë e pyetjeve të jurisë, ishin kriteret që duhet t’i plotësonin fituesit.

Në përfundim të këtij aktiviteti u indetifikuan 15 kartelat më të pasura të bibliotekës sipas kritereve të lartpërmendura, por vetëm tre ishin fituesit.

Vendi i parë: Ortian Elezi

Vendi i dytë: Joana Kaftira

Vendi i tretë: Klea Agolli

Të pesëmbëdhjeta kartelat e përzgjedhura fillimisht, përmbanin elemente dalluese dhe personifikuese për lexuesit, por midis tyre tre kartela bënë diferencën. Fituesi i vendit të parë, përveç librave artistikë shfaqte interes edhe për libra me tematikë shkencore, si fizika dhe matematika. Ndërkohë, Joana si fituese e vendit të dytë shfaqte një tërheqje drejt trillerit dhe misterit. Përveç pyetjeve që iu drejtuan fituesve nga komisioni, pati edhe bashkëbisedime nga të pranishmit, si stafi organizativ dhe kandidatët e përzgjedhur, rreth librave që ata kishin lexuar, por edhe rreth shumë sugjerimeve për libra të tjerë të cilët mund të pasurojnë bibliotekat e tyre një ditë. Të rinjtë ishin shumë entuziastë për aktivitetin por organizatorët, në ndjekje rigoroze të masave anti-covid përzgjodhën vetëm 9 pjesëmarrës.

“Ne shpresojmë që aktivitete si Besniku i Librit të rritin frekuentimin në Bibliotekë”- u shpreh përgjegjësja e Bibliotekës “Mitrush Kuteli”, znj. Afërdita Duka.

Ndërkohë, nga pushteti lokal, Drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit, Kulturës dhe Rinisë, pasi çmoi vlerën e aktivizimit rinor u shpreh si më poshtë: “Falënderojmë organizatorët dhe donatorët që zgjodhën pikërisht lexuesin pogradecar për të suportuar dhe promovuar, duke nxitur të rinjtë drejt leximit”. Ky aktivitet ia arriti qëllimit të tij, pasi bëri bashkë shumë lexues me ide dhe perceptime të ndryshme, si edhe solli përsëri në qendër të vëmendjes, bibliotekën dhe librin

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Ejani, udhëtim me të ardhmen: Për Pogradecin e pastër (transkriptim i edicionit të Radio Ejani, Nov. 11. 2023)

Një mendje e ndritur ka thënë se rinia i ka të pastra qëllimet dhe ndjenjat e saj. Radio...

Rikonstituimi i KRP për vitin 2023/2024

Në një ngjarje solemne të zhvilluar në sallën e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, Këshilli Rinor Pogradec (KRP) ka...

Informacion, mirënjohje dhe falënderime (Dita e Punëtorëve)

Këshilli Rinor Pogradec, me rastin e "1 Majit", ka zgjedhur të urojë të gjithë lexuesit e Gazetës Rinore...

Legjendat e Gjolit – Aty ku e shkuara i flet të tashmes

Bashkëpunimet e Këshillit Rinor Pogradec kanë qenë të larmishme ndër vite, por nuk e hiperbolizoj aspak kur shprehem...