30 C
Pogradec

Premtimi për Teatrin e Kukullave “Pirro Xëci”

Në datën 01.06.2020, në qytetin e Pogradecit, tek Qendra Kulturore u bë tubimi i zhvilluar nga aktorët e Teatrit Kombëtar, pas shembjes së tij. Në këtë ditë stafi i gazetës “Letër e Hapur” intervistoi drejtuesin e këtij tubimi, z. Edmond Budina. Në këtë intervistë anëtarët e stafit të gazetës kërkuan edhe diçka për qytetin e Pogradecit, konkretisht për Teatrin “Pirro Xëci”. Zoti Budina u pyet nëse do të ofronte ndihmën e tij për të nxitur restaurimin e Teatrit të Kukullave në Pogradec, duke marrë parasysh edhe rëndësinë e tij vite më parë. Përgjigjja e tij është një përgjigje shpresëdhënëse për qytetin e Pogradecit, duke thënë se ai do të jetë gjithmonë i gatshëm dhe me shumë dëshirë për të mbështetur një tubim të ngjashëm paqësor.

Zoti Budina ka theksuar se ata janë një grup i vogël prej 30 personash, por ata kanë një mbështëtje prej mijëra personash. Pra, nuk ka rëndësi se sa individë e marrin iniciativën, sepse edhe një numër i vogël mund të sjellë ndryshimin. Në këtë mënyrë ai thotë se kanë vendosur një shembull që duhet ndjekur dhe sugjeron që edhe ne ta nisim një iniciativë të tillë me qëllim rindërtimin e Teatrit të Kukullave. Gjithashtu, thekson se do të kemi një mbështetje absolute prej tyre. Dalë-ngadalë, bashkimi i disa individëve duke nisur që nga ne dhe pastaj mbështetësve tanë siç tha dhe zoti Budina, do të garantojë një ndryshim sado të vogël.

Gazetar: Saimir Kuqo

Korrik – Gusht 2020

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë

Edhe këtë vit Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë bëri tok kineastë, regjisorë, aktorë dhe plot dashamirës së...

‘‘N’Oborr’’ bën tok të rinjtë

Zhvillohet edicioni i radhës së Javës së Aktiviteteve pranë shkollës së mesme ‘‘Muharrem Çollaku’’, shndërruar tashmë në traditë,...

Kënga e Dhoqinës

Nëntë djem e një të vetme vajzë kishte një nënë. Më i vogli i vëllezërve, Kostandini, e martoi...

Motivi ballkanik dhe europian i disa prej baladave të mirënjohura në folklorin tonë dhe jo vetëm, Pjesa e II-të (Kënga e Halil Garrisë)

Në pjesën e dytë të këtij shkrimi, do tentojmë të hedhim dritë mbi variantet e ndryshme të poemës...