30 C
Pogradec

Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë shpalos mundësitë e mbështetjes së të rinjve në Pogradec

Foto-album gjatë takimit me të rinjtë dhe kryetaren e Këshillit të Qarkut Korçë, znj. Ana Verushi

Përfaqësues së Këshillit Rinor Pogradec dhe Këshillit Vendor Rinor zhvilluan një takim produktiv me Kryetaren e Këshillit të Qarkut, znj. Ana Verushi, e cila ndau me të rinjtë pogradecarë format e mbështetjes që mund të ofrojë Këshilli i Qarkut për idetë e të rinjve, duke vlerësuar ndihmën që është dhënë gjatë kësaj kohe nga Bashkia Pogradec dhe Akademia ”Nehemiah Gateway”.
Znj. Verushi shpalosi disa ide rinore të mbështetura nga Këshilli i Qarkut Korçë, të cilat kanë rezultuar me impakt të lartë në komunitetet përkatëse. Kjo dhe politikat e Këshillit të Qarkut sollën në këtë takim, i cili duke nënvijëzuar vlerësimin e të rinjve që janë të apasionuar pas artit, u ofrua mbështetje për çdo projekt-ide rinore që përcjell mesazh dhe ofron Edukim Përmes Artit.
Ndër idetë e prezantuara nga KRP, nga të rinjtë dhe njëri prej koordinatorëve, pedagogu Dorian Leka, i cili njëkohësisht është edhe themelues i Këshillit Rinor Pogradec, u diskutua mundësia e realizimit të shfaqjes teatrale ”Porta e Qytetit tim” – e cila synon të përcjellë mesazhe të forta mbi sistemin meritokratik të punësimit, fenomenin e largimit të të rinjve, triumfin e dashurisë për vendlindjen etj.
Idea e radhës ishte konceptimi i filmit me metrazh të shkurtër ”Be smart, don’t start” – duke synuar ndërgjegjësimin e të rinjve jo vetëm për të mos konsumuar drogërat, por edhe të bëhen aktorë parandalues për tregtimin, shitjen dhe konsumin e substancave narkotike ilegale. Sjellim në vëmendjen e publikut, që anëtarët e KRP kanë realizuar tashmë dy filma eksperimentalë “Your Favorite Santa” dhe “How it Feels”, filma të ideuar nga i riu Laert Liçkollari, të cilët kanë qenë konkurentë në Festivalin Ballkanik të Filmit, si edhe së fundmi, të rinjtë ishin edhe pjesë e ciklit të filmave dokumentarë “Legjendat e Gjolit”, të realizuar nga Qendra Ame dhe Art Impuls.

Gjithashtu, gjatë diskutimit u propozua edhe një takim ndërinstitucional mes Këshillave Rinorë të Bashkive të ndryshme të qarkut. Pas kërkesës së Bashkisë Pogradec, KRP u zotua t’i bashkohet nismës për të dërguar disa libra dhuratë në Komunën e Bujanocit, fushatë për të cilën do t’ju informojmë gjatë ditëve në vijim.
Falënderojmë Qendrën Rinore për organizimin dhe natyrisht, znj. Ana Verushi, për impenjimin dhe gatishmërinë e saj personale dhe institucionale.
Znj. Verushi mori dhuratë disa kopje të gazetës rinore periodike “Letër e Hapur” dhe librin “Rinia Aktive”, të cilat janë pjesë e botimeve të KRP ndër vite.

 

Foto me kryetaren e Këshillit të Qarkut Korçë, znj. Ana Verushi

Gazetare:Brikena Topuzi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Zë i fuqishëm, por me Mundësi të Pakta (Rishikimi i Ligjit Për Rininë III)

  Instrumenti i financimit të veprimtarive rinore dhe buxhetet specifike/gjegjëse për rininë janë një çështje që vështirë se po...

Përkrahja e Rinisë Shqiptare dhe Tejkalimi i Pengesave Ligjore (Rishikimi i Ligjit Për Rininë II)

  Vullnetarizmi në vetëvete, si edhe puna vullnetare nga të rinjtë kryesisht, has një tjetër handikap ligjor dhe më...

Planet Vendore për Rininë

Morëm pjesë në takimin e organizuar nga CRCA/ECPAT Shqipëri me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe...

Si të arrijmë krijimin e “Lidershipit Rinor” (Rishikimi i Ligjit për Rininë I)

Miratimi i Ligjit për Rininë, miratuar në vitin 2019 (Ligji Nr. 75/2019 “Për Rininë”) përcakton detyrat e ministrisë...