FLAMUJT E EMERGJENCËS PO VALËVITEN PËR RININË E SOTME (RISHIKIMI I LIGJIT PËR RININË IV)

 

Rinia përfaqëson forcën dinamike dhe produktive të shoqërisë dhe ka një kontribut thelbësor në përparimin dhe prosperitetin e çdo vendi dhe në veçanti për Shqipërinë, e cila statistikisht ka popullsinë ndër më të rejat në Evropë. Pavarësisht shifrave në rang rajoni dhe më gjerë, plakja e popullsisë ka ecur me ritme të mëdha dekadën e fundit, prandaj invenstimi në nevojat adekuate të të rinjve është pika kryesore në promovimin e një shoqërie sa më aktive dhe të qëndrueshme. Në të kundërt lënia pas dore e aspiratave dhe shqetësimeve të të rinjve mund të cojë në pasiguri, zhgënjim, si edhe thellim akoma më të tej të largimit.

Duke u nisur nga statistikat dhe rankimet e ndërkombëtarëve, por edhe të vetë Bashkimit Evropian, Shqipëria renditet në radhët e para të një “sindrome” të madhe migrimi të grupmoshave të reja, e cila konsidrohte si “ikja e trurit”. Pikërisht këta të fundit relativisht e konsiderojnë diplomën universitare si një pashaportë të mirëfilltë, për një jetë më të mirë dhe frytdhënëse përtej kufirit. Si rrjedhojë, vlerësimi i rëndësisë së rinisë dhe adresimi i nevojave të tyre me politika dhe mekanizma mbështetëse është jo vetëm detyrim moral, por një invenstim strategjik dhe i qendrueshëm për mirëqenien dhe përparimin afatgjatë të vendit.

Miratimi i një ligji të dedikuar për rininë përfaqëson një ndërhyrje pozitive në hapat e ndërmarra nga pushteti qëndror. Megjithatë, ky ligj ka nevojë për ndërhyrje të domosdoshme, për t’ju përgjigjur kështu më mirë prioriteteve dhe sfidave që ka ky grup shoqëror.

Në kuadër të këtyre ndryshimeve thelbësore, në datën 5 Mars 2024, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Klubi Parlamentar për të Rinjtë, zhvilloi një tryezë pune me temë “Diskutime në lidhje me ligjin për rininë”, ku prezente ishte edhe Qëndresa Qytetare me përfaqësimin e Rigels Xhemollari dhe Mateo Yskollari, të cilët bashkëndanë problematikat kryesore mbi praktikat e rinisë nga organet kompetente, si edhe shpalosën rekomandimet e tyre mbi ligjin në fuqi.Rekomandimet e dhëna në takim, të cilat janë artikuluar nga unë dhe janë përcjellë në kolumnat e Gazetës Rinore ‘Letër e Hapur’ me katër cikle që lidhen me Rishikimin e Ligjit për Rininë – duhet të konsultohen edhe nga strategji më të afërta, ato të rajonit, Malit të Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosovë, si edhe në përputhje me parashikimet përkatëse të European Youth Work Portofolio, e cila mirëpërcakton standardet e duhura të punës rinore.

Në foto ilustrohet fenomeni i largimit jashtë shtetit të inxhinierëve, mjekëve, profesionistëve të rinj, e kategorizuar nga Evropianët si “Ikja e Trurit”

Ndryshimet e propozuar në këtë cikët artikujsh janë thelbësore mbi mbarëvajtjen e aktivizmit rinor, si edhe krijimin e lidershipit.

  • Kritike mbetet mbi të gjitha transparenca e organeve kompetente mbi zbatueshmërinë e ligjit për rininë.
  • E nevojshme është ndërthurja e KVR-ve me KKR, ose shkrirja e tyre, ose mbarëveprimi.
  • Gjithashtu, krijimi i një organizmi ombrellë kontrollimi është i rëndësisë së veçantë, sa kohë që ligji aktual nuk i vesh asnjë rol.
  • Cilësimi i OJF-ve duhet konsultuar dhe mirëpërcaktuar.
  • E domosdoshme mbetet ngritja e një formule të mirëfilltë dhe mirëmenduar, mbi lidhjen e KVR-ve me grupin/klubin parlamentar të deputetëve të rinj, në mënyrë adresimin e drejtpërdrejtë të problematikave që hasen.
  • Në plan projektet e Strategjive të Rinisë të shikohet me prioritet interesimi i të rinjve shqiptarë jashtë kufijve, në mënyrë që të sigurohet një metodologji e kthimit të tyre në Shqipëri, për të investuar me njohuritë e tyre.
  • Pjesëmarrja e grupeve të margjinalizuara duhet të jetë në prioritetet e organizimit të Këshillave Vendorë Rinorë, si edhe de-politizimi i këtyre strukturave, duke qenë se një pjesë e konsiderueshme e anëtarëve të KVR, janë të angazhuar në struktura politike.

Vetëm duke ndjekur këto sugjerime do të arrihet lidershipi i duhur, adresimi dhe shtjellimi i koncepteve për ta bërë rishikimin e ligjit akoma më efektiv.

Mateo Yskollari                                                   

Aktivist

Qëndresa Qytetare

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Zë i fuqishëm, por me Mundësi të Pakta (Rishikimi i Ligjit Për Rininë III)

  Instrumenti i financimit të veprimtarive rinore dhe buxhetet specifike/gjegjëse për rininë janë një çështje që vështirë se po...

Përkrahja e Rinisë Shqiptare dhe Tejkalimi i Pengesave Ligjore (Rishikimi i Ligjit Për Rininë II)

  Vullnetarizmi në vetëvete, si edhe puna vullnetare nga të rinjtë kryesisht, has një tjetër handikap ligjor dhe më...

Planet Vendore për Rininë

Morëm pjesë në takimin e organizuar nga CRCA/ECPAT Shqipëri me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe...

Si të arrijmë krijimin e “Lidershipit Rinor” (Rishikimi i Ligjit për Rininë I)

Miratimi i Ligjit për Rininë, miratuar në vitin 2019 (Ligji Nr. 75/2019 “Për Rininë”) përcakton detyrat e ministrisë...