-1.3 C
Pogradec

Dilemat e të rinjve – përmbledhje nga intervista me av. Endri Çela

“Cila do të jetë e ardhmja jonë?”- kjo është gjëja e parë që vjen në mendjen e të rinjve sot. A thua vallë ky është hendeku i vetëm për ta? Po, sepse realisht të rinjtë nuk kanë mbështetjen e duhur nga institucionet e administratës publike, kjo për shkak të mënyrës se si është ndërtuar sistemi këtu në Shqipëri. Pothuajse asnjë nga institucionet nuk u jep të rinjve mbështetjen e duhur që duhet të kenë, por edhe çdo lloj mundësie tjetër për të rinjtë nuk është në nivelin e duhur. Përsa i përket problematikave ligjore tek të rinjtë dhe handikapit ligjor dhe atij praktik, av. Endri Çela thotë: “Problemet ligjore në përgjithësi janë të së njëjtës natyrë, siç janë për çdo individ tjetër me përjashtim të rastit që për të rinjtë ka rregullime të posaçme. Për shembull, në qoftë se flasim për pjesën penale, personat që janë nën 18 vjeç kanë rregullime të veçanta nga ligji penal, kodi penal dhe kodi i procedurës penale, që lidhen me faktin se këta persona gjithmonë duhet të kenë një psikolog në momentin që do të pyeten. Ka seksione të veçanta nga gjykatat, kur vjen puna tek dënimi ku parashikohet kodi penal, që dënimi i personave që janë nën 18 vjeç, nuk mund të jetë më shumë sesa gjysma e dënimit të një personi që ka përgjegjësi të plotë penale. Dispozitat ligjore kanë rregulluar një lloj mbrojtje të posaçme për të rinjtë, jo vetëm për pjesën penale, por edhe për pjesët e tjera. Si për shembull, pjesa ligjore ka një rregullim të posaçëm për të rinjtë, për arsye psikologjike, emocionale dhe shoqërore të individëve të rinj, që përgjithësisht janë në një proces jo gjithmonë të njëjtë me ata që janë më të rritur.” Jo gjithçka zbatohet sot me anë të ligjit tek të rinjtë. A e kanë të rinjtë fuqinë për të ngritur struktura organizative rinore? Momentalisht ekzistojnë struktura organizative të krijuara nga të rinjtë. Ndërsa nga pjesa e administratës shtetërore, pjesa e institucioneve dhe pjesa që parashikon ligji janë se ka seksione të veçanta për të rinjtë. Ministria përkatëse duhet të ndërmarre veprimtari përkatëse për të rinjtë, duhet të krijojë institucione përkatëse për të qenë sa më afër dhe për t’i ndihmuar të rinjtë që të mos kenë probleme përsa i përket integrimit në shoqëri, punësimit të tyre që realisht në Shqipëri, punësimi i të rinjve dhe integrimi në shoqëri është më i vështirë sesa në shoqëritë e tjera moderne. “Duhet të bëhet më shumë nga qeveria kryesisht që t’ju krijohet dhe t’ju kthehet shpresa të rinjve, sepse ideja e shumicës nga të rinjtë është që të shkojnë jashtë, që të gjejnë një punë më të mirë dhe të kenë një jetë më të mirë atje. E para fillon që nga shpresa, të rinjve duhet t’ju rikthehet shpresa dhe kjo e fundit nuk kthehet me fjalë, por kthehet me vepra. T’ju jepet mundësia të rinjve të integrohen, të jenë më të lirshëm, t’ju krijohet mundësia që të ndjekin atë gjë që e ndjejnë më shumë veten dhe të kenë mundësi të jenë të lirshëm, të mos detyrohen të bëjnë punë që nuk e ndjejnë, vetëm për të mbijetuar.”-shprehet avokati Çela. Sipas ligjit përkatës, parimet e barazisë janë që nuk duhet të diskriminosh një person për faktin që është i ri, pra duhet ta trajtosh njëlloj një person të ri dhe një tjetër që mund të jetë pak më i madh në moshë, sepse kur vjen puna tek punësimi ti e kërkon një të ri me 10 vite eksperiencë, por ku do ta gjejë këtë eksperiencë ai kur sapo ka mbaruar shkollën?! Pra duhet t’i jepet një mundësi që të tregojë veten dhe ta justifikojë vendin e punës. Për këtë avokati Çela shprehet: “Mos e paragjyko një të ri pa i dhëne një mundësi.” Shoqëria Shqiptare është krijuar në një mënyrë të veçantë, që në përgjithësi përkatësia politike lind si pasojë e përkatësisë politike që ka patur familja. Kur flasim për të rinjtë, ata anëtarësohen në një subjekt politik për shkak të përkatësisë politike të familjes. Secili duhet të ketë atë pavarësinë, shpirtin rebel në një farë mënyrë dhe të të bërit atë që ata mendojnë se është më e mira për ata. Avokati është plotësisht i bindur se nuk duhet ndjekur ajo formë politike që ka patur babai apo gjyshi vetëm për këtë fakt, por duhet të jesh me atë formë politike sepse ti e beson atë. Të rinjtë përgjithësisht janë të angazhuar në pjesën politike dhe kjo është gjë e mirë, por duhet që ata të kenë më shumë vëmendjen tek organizimi, jo vetëm tek pjesa politike kryesore, por edhe tek krijimi i strukturave të reja që të kenë frymën e të rinjve. Realisht të rinjtë sot duhet të kenë fuqinë e tyre ligjore në vendimmarrje. Këshilli Bashkiak duhet të jetë i ndikuar nga të rinjtë, por realisht nuk është ndikuar nga grupi i interesit të të rinjve në vetvete. Por këtu shtrohet edhe një pyetje: “A i ka vajtur Këshillit Bashkiak një vendim ose një kërkesë nga një grup të rinjsh?” Kësaj pyetje avokati Çela i përgjigjet se tek të rinjtë ekziston mundësia për të dhënë një mendim tek Këshilli Bashkiak, pastaj është pjesë tjetër në qoftë se Këshilli Bashkiak ndikohet apo jo.Të rinjtë janë hallka kryesore e këtij vendi. Fuqia e ligjit duhet të jetë mbizotëruese tek ata dhe nuk duhet anashkaluar. Çdo ditë e çuar dëm për të rinjtë, ngulit një gozhdë në mur, e nëse kujtohemi ta heqim gozhdën, muri ngelet përsëri i shpuar. Kështu që ndryshimi dhe fuqizimi i të rinjve duhet të fillojë tani!

Gazetare: Joana Ruho

Maj – Qershor 2020

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Mundësitë e barabarta për të rinjtë

Sot, mes të rinjve dhe moshave të rritura ka shumë dallime, gjë e cila nuk duhet të ndodhë. Jemi...

Fuqizimi i të rinjve nëpërmjet ligjit

1. Promovimi i të drejtave dhe mbështetjes me qëllim fuqizimin e të rinjve; 2. Legjitimiteti, barazia në të drejta...

Sistemimi i shitësve sezonalë përgjatë shëtitores “10 Dëshmorët e Pojskës”

Bashkia Pogradec në prag të sezonit turistik është duke përgatitur garantimin e hapësirave dhe shërbimeve të përshtatshme për...

Fuqizimi, nevojat dhe problemet e të rinjve

Sot, ne synojmë të zhvillojmë njohuritë, të rrisim aftësitë si edhe të kemi sukses në jetë. Ligji për...