5.3 C
Pogradec

Fuqizimi, nevojat dhe problemet e të rinjve

Sot, ne synojmë të zhvillojmë njohuritë, të rrisim aftësitë si edhe të kemi sukses në jetë. Ligji për rininë, por edhe vetë të rinjtë projektohen të rrisin njohuritë e tyre, duke kombinuar aftësitë në jetë me atë çka i pret në të ardhmen. Njohuritë e të rinjve sot lidhen me atë çfarë janë dhe çfarë duan të bëhen. Ligji i të rinjve e rrit në një farë mënyre fuqizimin e tyre. Por çështja nuk është kjo. Çështja është: ‘A arrijnë dot të rinjtë të fuqizohen me anë të ligjit?’ Fuqizimi i të rinjve varet nga formimi i tyre, nga aftësitë dhe njohuritë që ata kanë për t’u fuqizuar. Formimi i të rinjve arrihet nëpërmjet trajnimeve, kurse fuqizimi arrihet me kalimin e kohës. Për t’i arritur të gjitha këto, të rinjtë duhet të angazhohen plotësisht dhe të marrin pjesë në mënyrë aktive nëpër organizata të pavarura rinore. Vetëm nëpërmjet vetë organizimit dhe ndërthurjes së aftësive të ndryshme që kanë të rinjtë, arrihet fuqizimi. Por asgjë nuk është kaq e lehtë, pasi të rinjtë gjatë rrugëtimit të tyre hasin shumë probleme, të cilat iu bëhen barrë shtesë mbi shpinë. Shqetësimi më i madh i të rinjve sot përveç papunësisë, është edhe mos konsiderimi i të qënit i ri. Të rinjtë hasen shpesh me situata ku nuk iu dëgjohet fjala dhe ku zëri i tyre nuk ka fuqi, paçka se mund të kenë të drejtë si nga ana ligjore edhe nga ajo praktike. Niveli shumë i lartë i kësaj të fundit mes rinisë është një fenomen të cilin kriza e ka zhytur akoma më thellë. Përpos kësaj, sikundër e përmenda edhe më sipër, një problem kyç dhe po aq shqetësues tek të rinjtë e sapo diplomuar është edhe punësimi. Të rinjtë sot nuk e kanë mundësinë e gjetjes së një pozicioni pune përkatës. Kjo i çon të rinjtë duke konkurruar për në call center, apo për të punuar kamerier sikundër ndodh rëndom sot. Përveç kësaj, ka mungesë të kapaciteteve në jetën publike, kjo gjë i çon të rinjtë në humbje kohe kot, si për shembull nëpër kafene. Rinia sot, ka rënë pre e një jetese të dobët dhe pa kualitet, sepse gjithçka ju është bërë stresuese. Janë pikërisht këto probleme si edhe të tjera në përgjithësi, që sjellin nevojat e të rinjve. Papunësia e rinisë sjell nevojën për të emigruar jashtë, për një jetë më të mirë dhe për një të ardhme të ndriçuar. Nevojat e të rinjve sot janë të mëdha, ato mundet ta arrijnë mbështetjen nga strukturat shtetërore, por ato nuk e mundësojnë buxhetin përkatës për t’i përmbushur nevojat e rinisë. Të rinjtë e sotëm kanë nevojë për qendra rinore, ku mund të vetë organizohen dhe të fuqizohen. Të rinjtë sot kanë nevojë që zëri i tyre të jetë vendimmarrës dhe jo shkelës. Përpos të gjitha sfidave që kanë të rinjtë më kryesorja është të shkollohen. Nëse të gjitha këto probleme do t’i përmblidhnim me një emërues, padyshim se do e kisha emëruar si mungesa e rrënjëve së një kombi të ardhshëm, sepse të rinjtë janë ndjenja absolute e një të ardhmeje të ndriçuar. Nëse do të zvogëlohen problemet e të rinjve dhe të rriten nevojat e tyre, padyshim se do të arrihet fuqizimi!

Gazetar: Mateo Yskollari

Maj – Qershor 2020

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Vendosi emrin këtu

spot_img
spot_img

TË NGJASHME

Mundësitë e barabarta për të rinjtë

Sot, mes të rinjve dhe moshave të rritura ka shumë dallime, gjë e cila nuk duhet të ndodhë. Jemi...

Fuqizimi i të rinjve nëpërmjet ligjit

1. Promovimi i të drejtave dhe mbështetjes me qëllim fuqizimin e të rinjve; 2. Legjitimiteti, barazia në të drejta...

Sistemimi i shitësve sezonalë përgjatë shëtitores “10 Dëshmorët e Pojskës”

Bashkia Pogradec në prag të sezonit turistik është duke përgatitur garantimin e hapësirave dhe shërbimeve të përshtatshme për...

Të rinjtë, shpresë për të sotmen dhe të ardhmen tonë

Padyshim që një plagë e madhe e shoqërisë shqiptare mbeten problematikat që çdo ditë shqetësojnë të rinjtë. Shkalla...